Kosova10 Korrik 2019, 14:51

Haradinaj i përgjigjet Zaev: Askush nuk do të na ndajë, paprekshmërinë e Kosovës do ta mbrojmë me çdo çmim

Shkruar nga Pamfleti
Haradinaj i përgjigjet Zaev: Askush nuk do të na ndajë,

Haradinaj i përgjigjet Zaev: Askush nuk do të na ndajë, paprekshmërinë e Kosovës do ta mbrojmë me çdo çmim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku dy komedianë rusë zhvilluan me të një bisedë telefonike duke u prezantuar si ish-presidenti i Ukrainës Poroshenko, derisa kryeministri maqedonas dëgjohet duke thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama kanë rënë dakord për ndryshimin kufijve.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dëgjohet në një telefonatë duke thënë se me planet e Thaçit e Vuçiç për shkëmbim territoresh, Kosova do t’ia japë Serbisë 10 komuna. “Jemi kundër, kjo është një bombë e kurdisur”, thotë Zaevi, transmeton ‘Zëri.info”.

E ndaj kësaj deklarata ka reaguar menjëherë edhe kryeministri Haradinaj, i cili ka thënë se sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim./ZËRI

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë.

Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim. RH

Prishtine kryeministri i Kosovës paprekshmëria e Kosovës Ramush Haradinaj Zoran Zaev