
Haradinaj I prerë: “Nuk do të hiqet kurrë taksa pa njohjen e Kosovës”
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se taksa nuk do tw hiqet deri nw njohjen e Kososvws nga shteti fqinj. Ai u shprehur i vendosur se nuk të ketë shkëmbim territoresh dhe se Kosova nuk do të japë asnjë pjesë të territorit të saj.
“Po thuhet së duhet me dhanë diçka për njohje, ose territore, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, pasi shqiptarët boll kanë dhanë territore”, tha ai.
Kreu i qeverisë, foli dhe për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve, ku tha se ata që po i përkthejnë vendimet e Qeverisë së Kosovës kundër Amerikës e kanë gabim.
Ai shtoi se Serbia dhe Rusia janë duke përdorur të gjitha kapacitet për zhbërjen e shtetit të Kosovës.