Bota30 Prill 2019, 14:26

Haradinaj jep lajmin e madh nga Berlini: ‘PO’ viza për kosovarët!

Shkruar nga Pamfleti
Haradinaj jep lajmin e madh nga Berlini: ‘PO’ viza për

Haradinaj jep lajmin e madh nga Berlini: 'PO' viza për kosovarët!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka falënderuar Gjermaninë për përkrahjen e Kosovës rreth çështjes së vizave.

Pas takimit që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme, shefi i ekzekutivit kosovar konfirmoi se Berlini zyrtar do të përkrahë Kosovën për çështjen e liberalizmit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Danke Deutschland! Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës”, ka shkruar ai./ZËRI

Rajoni kryeministri i Kosovës Liberalizimi i vizave Ramush Haradinaj