Kosova18 Tetor 2022, 22:08

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një qëndrim më ndryshe se ç’është parë së fundmi nga skena politike në Kosovë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet para dhjetorit të këtij viti, pasi thotë se ka një angazhim të gjerë ndërkombëtar drejt këtij qëllimi.

Haradinaj ka vlerësuar se është koha e duhur për marrëveshjen finale mes dy vendeve.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se beson që kryeministri Albin Kurti nuk do t’i ikë përballjes me këtë gjendje.

Megjithatë shton se nuk do ta lë vetëm shefin e qeverisë.

“Cilindo kryeministër sepse është çështje e interesit nacional. Ekziston një ofensivë ndërkombëtare për ta përfunduar këtë çështje. Jemi në fazën finale, ditëve apo para javëve të një marrëveshje finale. Është e mundshme (para dhjetorit). Besoj që interesi i ndërkombëtarëve është serioze. Ka një kornizë kohore”, ka thënë Haradinaj në një emision në Klan Kosova.

Prishtine Albin Kurti dialogu Kosovë-Serbi Ramush Haradinaj

Kosova