Kosova 2 Shtator 2022, 15:35

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se rritja e pagave mund të ndihmojë në gjendjen e krijuar si pasojë e grevës nga punonjësit e arsimit dhe të administratës publike.

Ai ka akuzuar Qeverinë që po vepron sipas agjendës së Serbisë, duke e dobësuar sistemin publik me mosrritje të pagave për një kohë të gjatë.

“Qeveria është gabim këtu, qeveria është në agjendën e Serbisë në këtë rast, kam dëgjuar njerëzit që kritikojnë sindikatat që janë në agjendën serbe, qeveria është në agjendën e Serbisë sepse po e dobëson krejt sistemin publik duke mos rritur pagat që një kohë të gjatë, është gabim dhe mendoj që dalja nga kjo gjendje është rritja e pagave”, ka thënë ai për Kosovapress.

Prishtine Aleanca për ARdhmërinë e Kosovës greva qeveria e Kosovës Ramush Haradinaj

Kosova