Bota22 Nëntor 2018, 14:45

Shkruar nga Pamfleti

Haradinaj shfaqet "kokëfortë": S'ka tërheqje nga vendimi për mallrat, derisa Serbia të njohë pavarësinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se masa ndaj importit të mallrave serbe nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës. Këto deklarata, Haradinaj i bëri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për politikën e Jashtme të vendit.

“Unë mendoj se masat që kemi vendosur ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia duhet të jenë të përheshme deri në njohje, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran nuk duhet ta heqim”, tha Haradinaj.

Ai bëri thirrje të mos ketë tërheqje ndaj këtij vendimi edhe përkundër faktit se mund të ketë siç tha,“ lutje, përkrahje apo këshilla si kundërvlerë për këto masa”.

Deklarata e kryeministrit Haradinaj bëhet një ditë pasi Qeveria e Kosovës vendosi të rrisë taksën doganore ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës nga 10 përqind sa ishte deri tani, në 100 përqind.

Rajoni Serbia