Politike17 Maj 2022, 11:31

"Harrojeni që ne të bëjmë fasadën", Grida Duma- Ballës: Kandidati për president të jetë i opozitës, votojeni kundër po të doni

Shkruar nga Pamfleti
"Harrojeni që ne të bëjmë fasadën", Grida

Deputetja demokrate, Grida Duma

Ditën e sotme po zhvillohet Konferenca e Kryetarëve në të cilën u propozua që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të mbahet më 23 maj.

Në fjalën e tij, përfaqësuesja e opozitës, Grida Duma, i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili komentoi kriteret e vendosura nga Alibeaj.

Duma tha se nëse mazhoranca nuk pranon që kandidati të propozohet nga opozita, atëherë nuk do të bëjë fasadën.

“Ju në proces jeni. Jepjani kandidatin opozitës. Ta propozojë opozita, shkoni votojeni, hidheni poshtë, e pastaj votojeni vetë. Që ne sot të bëjmë fasadën, sa më përket mua, harrojeni. Edhe kaq sa është zgjatur është farsë.

Unë shkoj me logjikën, mos ta vonojmë fare përshpejtimin. Të vijmë këtu të enjten me një emër nga opozita e votoni e kundër ju po të doni. Kandidati i qëndron opozitës, votojeni, nëse jo, raundet tuaja si mazhorancë merrini se i keni në xhep.” ,tha Duma,  e cila në përfundim të fjalës së saj u largua nga mbledhja.

Politike #Duma #Balla #Presidenti i ri