
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një vajzë 8-vjeçare është harruar nga prindërit e saj brenda makinës së parkuar në diell, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Chalandri, ndërsa bëhet me dije se vogëlushja u gjet pa ndjenja nga një person i komunitetit rom.
Vogëlushja më pas u transferua në spitalin Gennimatas, ku më pas u konstatua e vdekur. Punonjësit e Policisë së Sigurisë të Chalandrio të cilët po hetojnë rastin, arrestuan babanë dhe nënën e vajzës, 29 dhe 27 vjeç, nën akuzën e “pakujdesisë” ndaj të miturës.