Sport26 Nëntor 2022, 20:22

Harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, gazetari “zë ngushtë” futbollistin e Serbisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, gazetari “zë

Harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, gazetari “zë ngushtë” futbollistin e Serbisë (Video)

Një flamur i vendosur nga serbët në dhomat e zhveshjes para ndeshjes së parë të Botërorit ndaj Brazilit, bëri jo pak bujë. Aty shihej një hartë me Kosovën si pjesë të Serbisë, çka ka bërë që FIFA të nisë procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë.

Sot në konferencën e zakonshme për shtyp u shfaq Marko Grujiç, me lojtarin e njohur që u pyet pikërisht për këtë çështje. Neil Barker, gazetari i “Associated Press” kërkoi të mërrte një përgjigje nga futbollisti, por nuk ia doli dot.

“Pse lojtarët zgjodhën të vendosin atë flamur në dhomën e zhveshjes”, pyeti Barker. I menjëhershëm ishte reagimi i zyrtarit për mediat nga Federata serbe, Milan Vukoviç, duke u shprehur se dëshiron të fokusohet vetëm te takimi ndaj Kamerunit.

"I'm sorry the player won't answer that question"

I asked Serbia player Marko Grujic about the team's "no surrender" Kosovo flag….The question was shut down by their press officer…#FIFAWorldCup https://t.co/AcVTc6iRNs pic.twitter.com/8WdH8QN6U7

— Neil Barker (@Mockneyrebel) November 26, 2022

Sport gazetari i Associated Press lojtari serb Marko Grujiç Neil Barker