Aktualitet 1 Shkurt 2023, 14:37

Harta e re gjyqësore, juristi: Sjell më shumë kosto për qytetarët, nuk është e saktë!

Shkruar nga Pamfleti
Harta e re gjyqësore, juristi: Sjell më shumë kosto për

Juristi Jordan Daci e ka cilësuar të pasaktë hartën e re gjyqësore. Siç theksoi juristi, mbyllja e disa gjykatave do të shtojë më shumë fluksin e dosjeve për shkak se një gjyqtar mund të trajtojë të paktën deri në katër çështje në ditë.

“Studimi është bazuar në të dhëna të pasakta sepse numri i çështjeve në gjykatë është 120 mijë dhe jo 32 mijë. Së dyti, numri i gjyqtarëve është tepër i vogël për ta përballuar. Mendoj se është një zgjidhje për shkak se gjykatat mbeten pa gjyqtarë dhe për thënë se kemi një gjykatë funksionale apeli, hajde bëjmë një apel të përbashkët.”, tha ai.

Sipas tij, kjo përkthehet gjithashtu dhe në kosto më të lartë financiare për qytetarët.  “Si t’ia bëjë viktima e dhunës në familje, dëshmitari, eksperti. Duhet të vijë nga Konispoli apo Vermoshi? Të udhëtojnë disa orë, të mbarojnë pasdite. Nuk do të kenë kohë të kthehen”, tha ai duke shtuar më tej:

“Kemi masat e sigurisë, kemi numrin më të lartë për njerëzit me burgim të përjetshëm që do të thotë një person i tillë për të lëvizur kërkon plan masash. Imagjino që në ditë do të shkojnë deri në 200 veta në gjykatë për masa sigurie. 100 çështje të kësaj natyre duan të paktën 7-10 gjyqtarë. Problemi tjetër që kam ngritur është pse të kemi 25 gjyqtarë por të kemi 200.“, tha ai.

Aktualitet Harta e re Gjyqësore Jordan Daci