Aktualitet 1 Shkurt 2023, 09:41

Harta e re gjyqësore, kreu i Dhomës së Avokatisë së Vlorës: Qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Vlorës, Durim Bajramaj ka folur për hartën e re gjyqësore që ka hyrë ditën e sotme në fuqi.

Avokati Duraj tha se me shkrirjen e gjykatave të Apelit qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, ndërsa kostot e tyre do të shtohen.

Shkrirja e gjykatave sipas tij do sjellë problem të madh në shqyrtimin e dosjeve dhe qytetarëve do u duhet shumë vite për të marrë drejtësi për një çështje të caktuara.

“Hyn në fuqi vendimi për reduktimin e 5 gjykatave të Apelit në rrethe duke lënë vetëm një në Tiranë. Nga sot për qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, më shumë kosto për të marrë drejtësi. Duke parë që do ketë kosto, kërkohet një kohë e gjatë për të dhënë drejtësi është ajo frika që qytetarët do heqin dorë nga kërkimi për drejtësi dhe do i drejtohet rrugës tjetër, ajo që është edhe më e frikshme, ajo e vetëgjyqësisë. Një qytetar shqiptar nuk mund ta marrë drejtësinë pas 10 vitesh. Këtë shqetësim kemi ngritur ne. U kemi thënë që Shqipëria nuk është as Suedi as Danimarkë. Ata kanë kushte të tjera jetese”, tha Duraj për Report TV.

Duraj thotë se Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për hartën gjyqësore. Ai paralajmëron se mund të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse Kushtetuesja e lë në fuqi.

“Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka përgatitur kërkesë padinë dhe e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Presim ta marrë në shqyrtim. Po duke parë dhe duke bërë. Pasi të marim përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese mund t’i drejtohemi edhe Gjykatës së Strasburgut”, u shpreh Duraj.

Rreth 7 mijë dosje do të transferohen nga Gjykata e Apelit të Vlorës në Tiranë.

Aktualitet Harta e re Gjyqësore kreu i Dhomës së Avokatisë së Vlorës