Politike13 Korrik 2022, 18:30

Harta gjyqësore, Fatmir Xhafaj kritik ndaj KLGJ-së: Nuk ka një proces bindës, duhej më shumë transparencë

Shkruar nga Pamfleti
Harta gjyqësore, Fatmir Xhafaj kritik ndaj KLGJ-së: Nuk ka një

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka shpërthyer në kritika të forta sa i takon debateve për hartën ere gjyqësore. Komisioni i ligjeve zhvilloi sot një seancë me KLGJ, KLP dhe grupet e interesit, ku nuk munguan sulmet dhe akuzat.

Fatmir Xhafaj ngriti shumë problematika në fjalën e tij. Ai tha se debati për hartën po merr shumë kohë, ndërsa u shpreh se nuk ka një proces bindës.

Askush se bë në diskutim këtë. Më shqetëson shumë personalisht, kohëzgjatja e madhe. Kjo mund të mos shkojë në raport me angazhimet e tyre, por nuk është aq e rëndësishme se para thelbit. Ajo që shoh është mungesa e një procesi bindës. Ajo punë e jashtëzakonshme që është bërë, nuk është mirëmenaxhuar në një proces të hapur dhe transparent me grupet e interesit dhe me institucionet e tjera me rëndësi, si avokatia. Të jemi të kujdesshëm të gjithë me avokatinë. Jo vetëm që janë pjesë e sistemit avokatët, por kanë dhënë kontribut në këtë sistem të drejtësisë. Ajo që është më rëndësi, po mbajnë një barrë të jashtëzakonshme në këto kushte të sistemit. Duhet t’i vlerësojmë”, tha ai.

Edhe pse i vlerësoi, Xhafaj tha se nuk e mbështet vendimin e tyre për bojkot. Sipas tij, nuk duhet të shkohet te masa kaq ekstreme.

E vlerësoj qëndrimin e avokatëve, ngrenë zërin e tyre. Nuk ka herezi. Personalisht nuk jam shumë dakord me pozicionin ekstrem të tyre. S’do duhet të ishte ky pozicion i tyre ekstrem. Do të duhet të kishim bërë një qasje tjetër. Duhet të bëjmë dhe një marrëveshje fjale këtu. Hartimi i hartës është përgjegjësi e Këshillit. Edhe zonja kryetare, edhe ata që janë me të, nëse s’do të ishte reforma në drejtësi, do të ishin në grevë me avokatët. Ata sot marrin barrë të tilla siç është kjo. Është reforma në drejtësi që i ka bërë ata të pavarur”, tha ai.

Xhafaj pati një mesazh dhe për kolegët e tij në mazhorancë. “Pavarësia duhet të jetë e njëkohshme. Unë dua të bëj dhe një marrëveshje për një gjë tjetër. Ky nuk është proces teknik. Më vjen keq dhe me kolegët e mi, dhe nga përfaqësues këtu, ky është një proces që bëhet në sistem. Ka të bëjë me funksionimin, aksesi. S’janë zgjidhje teknike. Qëllimi është politik shtetërore, që iu është deleguar nga ligjvënësi. S’kemi arsye mos ta themi, është politikë për qytetarin dhe me qytetarin. Nuk fshihemi pas kësaj. Ky është proces politik, një nga politikat më të rëndësishme në sistem. Të flasim sa të shkojmë te zgjidhja. Kjo s’do të thotë se duhet të biem në kurthin e zgjidhjeve. Do i kërkoja dhe kolegëve të krahut tjetër dhe ne këtej, të jemi të pavarur me sistemin kur diskutojmë çështjes të tjera që mos të biem në kurthin politik. Ligji ka vënë detyrimin, por s’ka thënë se sa dhe se si duhet të jetë organizimi. Ligji s’ka thënë se duhet të jenë 15 gjykata apo një, por se si duhet ta organizosh Gjykatën e Apelit. Një çështjes e tillë mund të shkojë dhe në Strasburg. Për ta mbyllur, kjo nuk është një proces laboratorik”, tha Xhafaj.

Politike harta Xhafaj