Bota 1 Mars 2022, 17:08

Harta/ Ja zonat ku po sulmon Rusia dhe bilanci i konfliktit

Shkruar nga Pamfleti
Harta/ Ja zonat ku po sulmon Rusia dhe bilanci i konfliktit

Ukraina vijon të rezistojë përballë Rusisë. Sot forcat ruse nisën bombardimet në Kiev, ku objektiv ishin disa kulla televizive. Ndërkohë mediat ndërkombëtare kanë publikuar dhe hartat se si janë shpërndarë forcat ushtarake. BBC shkruan se trupa ruse kanë arritur të hyjnë në qytetin jugor të Khersonit, ku janë përfshirë në luftime intensive me ato ukrainase.

Qyteti i dytë më i rëndësishëm pas Kievit është Kharkiv, ku bëhet me dije se të paktën 10 persona janë vrarë në sulmet që kanë ndodhur në zonat e banuara.

Mariupol , një qytet port në Ukrainën juglindore, i është ndërprerë energjia elektrike dhe forcat ruse po e bombardojnë pa pushim në një përpjekje për të marrë qytetin dhe për të krijuar një urë tokësore midis ushtrive të tyre në rajonet e kontrolluara nga separatistët në lindje dhe Krimenë e aneksuar. Po sipas BBC, një autokolonë masive e blinduar ruse po godet kryeqytetin ukrainas të Kievit. Në qytetin verilindor të Okhtyrka, deri në 70 ushtarë ukrainas thuhet se janë vrarë në një sulm artilerie ruse.

Bota #Harta #Rusia #Ukraine #Lufte