Aktualitet 9 Korrik 2022, 18:26

· Aktualitet

Shkruar nga Pamfleti
· Aktualitet

Universiteti i Harvardit do të ofrojë mësimin e gjuhës shqipe në gjashtë nivele, për vitin akademik 2022-2023.

Harvardi është njëri ndër universitetet më prestigjioze në botë.

Aty kanë studiuar njerëz me ndikim, duke filluar nga presidentë të ShBA-së si: John Adams, Franklin Roosevelt, John F. Kennedy, George Bush e Barack Obama, e deri te pronarët e kompanive që sollën digjitalizimin, si pronari i Microsfot Bill Gates dhe ai i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Ndër shqiptarët e parë që studiuan në Harvard, konsiderohen të jenë Fan Noli e Kostandin Tashko, më pas edhe Faik Konica

Ndërsa sot, në këtë universitet studiojnë mijëra studentë nga e gjithë bota në studimet themelore, master e doktoratë.

 

Aktualitet