Shifrat e infektimave dhe viktimave nga COVID-19 po rriten ditë pas dite, ndërsa në 24 orët e fundit është regjistruar edhe rekordi që nga fillimi i pandemisë, pasi 525 qytetarë u infektuan dhe 12 të tjerë humbën jetën.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga “Helath Data”, situate nga COVID-19 në Shqipëri do të jetë më e rëndë në 3-4 muajt e ardhshëm.
Në këtë raport thuhet që deri në 1 shkurt të vitit 2021, Shqipëria do të regjistrojë 1989 viktima, shifër e nxjerrë nga analizimi i disa të dhënave.
Instituti për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) është një qendër e pavarur globale e kërkimit shëndetësor në Universitetin e Uashingtonit.