Aktualitet26 Janar 2019, 11:18

HEC-i në kanionin e Holtës, banorët shuplakë qeverisë, pezullojnë ndërtimin

Shkruar nga Pamfleti
HEC-i në kanionin e Holtës, banorët shuplakë qeverisë,

HEC-i në kanionin e Holtës, banorët shuplakë qeverisë, pezullojnë ndërtimin

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku sëbashku me deputetin socialist Taulant Balla gjatë takimit me banorët e Gramshit janë hasur nga një rezistencë nga ana e këtyre të fundit, të cilët janë treguar të prerë dhe të vendosur se nuk do të lejojnë të ndërtimin e HEC-it.

Të gjendur para kësaj situate, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe deputeti socialist Taulant Balla deklaruan se punimet në kanionin e Holtës do të pezullohen përkohësisht, të paktën deri në daljen e raportit të skanimit të projektit.

Nën presionin e banorëve, Balluku është shprehur se në rast se ndodh që projekti do të cënojë bukurinë natyrore që ofron kanioni i Holtës, atëherë do të shkohet drejt pezullimit.

Por dua ta them shumë qartë, vërtetë HEC-ët e vegjël kontribuojnë në ekonomi por dhe mund të dëmtojnë ekonomikisht shumë më tepër sesa kontributi i tyre, nëse për një HEC të vogël i bie vlera një pasurie të madhe natyrore. Ndaj, na duhet një ekuilibër perfekt mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes se pasurive tona natyrore, të cilat janë pasuria më e madhe që ne shqiptarët kemi”, tha më tej ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u ripohoi banorëve të njëjtën gjë.
“Procesi i pezullimit do të vazhdojë me parjen në detaje të të gjithë projektit, me garancitë që nëse i preket një qime floku kësaj bukurie natyrore do të shkohet drejt anulimit”, tha më tej ai.

Sipas Ballës, po i jepet përparësi jo vetëm pasurisë natyrore por edhe interesit qytetar.

“E gjithë vëmendja jonë është për ju, për banorët e Gramshit dhe për gjithë shqiptarët e ndershëm dhe të zakonshëm të vendit. Të jeni të sigurt se ne do e mbajmë fjalën që dhamë”, deklaroi deputeti socialist.

Aktualitet Balla Balluku HEC