Aktualitet 4 Maj 2019, 20:59

Helmimi i 30 personave në Bulqizë, drejtori i Ujësjellësit mohon akuzat: Nuk e kanë nga uji

Shkruar nga Pamfleti
Helmimi i 30 personave në Bulqizë, drejtori i Ujësjellësit

Helmimi i 30 personave në Bulqizë, drejtori i Ujësjellësit mohon akuzat: Nuk e kanë nga uji

Pas shtrimit në spital me simptoma helmimi të më shumë se 30 personave, ka reaguar edhe drejtori i Spitalit të Bulqizës, Dr. Hazis Jella.

Në një prononcim për  Report Tv Jella shprehet se numri i personave të helmuar mund të rritet.

“30 pacientë të rritur dhe fëmijë janë paraqitur me të vjella, simptoma helmimi. Shkaku nuk dihet ende, po marrin mjekimin. Simptomat nuk janë shumë të rëndë, por nuk dihet si mund të vijojë më tej gjendja. Mund të vijnë edhe persona të tjerë. Nuk është se ka ndodhur në një dasmë, apo diku tjetër, pra kanë ardhur të gjithë në vete personat e helmuar” tha ai.

Ndërsa na ana tjetër, drejtori i Ujësjellësit të Dibrës, ka mohuar mundësinë e helmimit të qytetarëve nga uji i pijshëm. Ai shprehet se për të vërtetuar dyshimet paraprake të mjekëve duhet të pritet 48 orë për përgjigjet e analizave.

Aktualitet Bulqizë Helmim Uji i pijshëm