Hëna në shenjë do bëjë të gjeni zgjidhje për problemet tuaja, nëse i përkisni shenjës së Dashit. Ka thuajse një vit që po bëni plane mbi plane, por duke nisur nga kjo e hënë mund të nisni ‘fluturimin’ dhe të hidheni në aventura. Nuk ka kohë për të patur frikë, kini besim tek yjet.
Përsa i përket dashurisë, nëse keni dy lidhje paralele, është momenti të vendosni se nga cila anë doni të qëndroni dhe të hiqni qafe atë që është tepër.
Në punë përpiquni të mos e ekzagjeroni, duke tërhequr shumë ‘litarin’ apo të thoni gjëra që mund të lëndojnë të tjerët. Mund të pendoheni!