Aktualitet25 Maj 2019, 20:30

Hepatiti A po bën namin në Shqipëri, mjekët: Asnjëherë mos merrni akull në lokale, një rrezik i madh ju kanoset

Shkruar nga Pamfleti

Hepatiti A po bën namin në Shqipëri, mjekët: Asnjëherë mos merrni akull në lokale, një rrezik i madh ju kanoset

Ditët e verës, por jo vetëm , në lokale uji dhe pije të tjera shoqërohen me akull në gotë. Madje shpesh herë klientët e porosisin kamarierin “ej me shumë akull të lutem”.

Por, askush nuk do t’ja dijë se me çfarë uji bëhet ai akull. Në shtëpi ne blejmë ujq ë të mos konsumojmë nga ai i rrjetit publik, ndërsa ato mikrobe që i shmangim në shtëpi i marrim nëpër lokale nga akulli.

Mjekët shprehen se javët e fundit është shtuar shumë Hepatiti A, i cili kryesisht përhapet nga uji dhe se është pikërisht akulli shkaktar në këtë rast.

Prodhimi i akullit me ujë të pakontrolluar, nuk është një problem i ri. Tre vite më parë, një hetim i institutit të shëndetit publik, zbuloi se uji me të cilin ishte prodhuar akulli shfaqte shenja të “Steptokokut fekal”, gjë që tregon se, uji kishte ndotje nga ujërat e zeza ose ishte i ndenjur në depozita.

Në një intervistë për “Klan Plus”, mjeku Pipero, ngre shqetësimin se shumë raste të sëmundjeve infektive sidomos në verë vijnë për shkak të ndotjes së ushqimeve dhe ujit.

codramol
smile

Shendeti