Kosova31 Dhjetor 2022, 14:59

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të shtunën në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia dhe officerë të tjerë të lartë të KFOR-it e të karabinierëve italianë.

Në këtë takim është folur për heqjen e 16 barrikadave.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes dhe sigurisë, ishin në qendër të këtij takimi. Në veçanti u trajtua largimi i suksesshëm i të 16 barrikadave të cilat po shkelnin rendin e ligjin dhe lirinë e lëvizjes për qytetarët në katër komunat në veri të Ibrit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Kryeministrit.

Sipas ZKM’së, Kurti dhe Gjenerali Ristuccia u pajtuan për vazhdimin e komunikimit të shpeshtë dhe bashkëpunimit të rregullt në shërbim të ruajtjes së sigurisë, paqes dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës dhe lirisë së lëvizjes, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

“Në përmbyllje të këtij takimi, u shkëmbyen urimet për vitin e ri 2023”, thuhet në fund të njoftimit.

Prishtine Albin Kurti Barrikadat në veri të Kosovës KFOR

Kosova