Aktualitet12 Mars 2022, 14:24

“Heqja ose ‘dorëheqja’ e ‘telekomanduar’ e Lulzim Bashës, nuk është fundi!” Fuga paralaj

Shkruar nga Pamfleti
“Heqja ose ‘dorëheqja’ e ‘telekomanduar’ e

Berisha nis sulmet, "i faturon" Lulzim Bashës përgjegjësinë e humbjes: Pazaret me qeverinë, sëmundje kryesore e opozitës

Akademiku Artan Fuga ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, e cila e dalë e dërrmuar nga zgjedhjet e pjesshme vendore, është ndarë tashmë në 3 pjesë: Berisha nga njëri krah, dhe pro e kundër Bashës si dy anët e tjera.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Artan Fuga thekson se heqja ose “dorëheqja” e “telekomanduar” e Lulzim Bashës, nuk është fundi i krizës brenda PD-së, por do të hap një “luftë bërrylash” brenda bunkerit “SHQUP-it”, saqë kaosi opozitar do të vijoi.

“Heqja ose “dorëheqja” e “telekomanduar” e z. Lulzim Basha do të jetë një etapë e re tronditjesh dhe krizash në kalvarin e ish Partisë Demokratike, dhe nuk është fundi i krizës sikurse e paraqet ndonjë media naive apo “analistë” naivë!

Nga njëra anë do të hapi një “luftë bërrylash” të gjatë brenda atyre që ishin dje brenda bunkerit “Shqup” në 8 janar dhe do t’i heqë sulmuesve nga jashtë, pra Foltores shënjestrën (Bashën) që tërhiqte të gjitha sulmet e z. Sali Berisha!

Kaq për sot këtu! Kaosi politik opozitar vazhdon! Fatkeqësisht!”- shkruan Artan Fuga.

Kryesore Artan Fuga Basha Berisha