Bota27 Korrik 2022, 21:42

Hera e parë pas nisjes së sulmit në Ukrainë, Blinken kërkon takim me Lavrov

Shkruar nga Pamfleti
Hera e parë pas nisjes së sulmit në Ukrainë, Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka shprehur dëshirën për tu takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për herë parë që nga fillimi i agresionit Rus në Ukrainë, më 24 shkurt.

Diplomati i lartë amerikan, tha se pritet të bëjë një telefonatë me homologun e tij rus këtë javë për të diskutuar një “propozim thelbësor” të cilin ja kemi paraqitur në Moskë disa javë më parë, për përpjekjet për të siguruar lirimin e dy amerikanëve të ndaluar gabimisht, Paul Whelan dhe Brittney Griner.

Blinken planifikon gjithashtu të diskutojë marrëveshjen e nënshkruar së fundmi për të lejuar drithin ukrainas të kalojë transit përmes Detit të Zi, raporton CNN.

Gjatë një konference për shtyp në Departamentin e Shtetit, Blinken tha se nuk do të negocionte për Ukrainën në një telefonatë me Lavrov, duke përsëritur se ata nuk do të diskutonin për Ukrainën pa Ukrainën.

Bota #Blinken Lavrov Takim