Showbiz10 Shtator 2019, 13:54

Herët ose vonë, këto shenja Horoskopi do jenë bashkë

Shkruar nga Pamfleti
Herët ose vonë, këto shenja Horoskopi do jenë bashkë

Sipas astrologjisë, ka kombinime të ndryshme mes shenjave zodiakale, të cilat janë mishërim i pasionit të madh, marrëdhënieve perfekte, të cilat krijojnë marrëdhënie të mrekullueshme dhe nuk duhet të evitohen kurrsesi. Herët ose vonë, këto shenja të Horoskopit do jenë bashkë:

Në rast se këto shenja zodiakale shihen, mund të shohësh që mes tyre lind diçka menjëherë.

Energjia shpërthyese dhe manjetike e Dashit dhe joshja elegante e Peshores, krijojnë një harmoni të mrekullueshme mes tyre. Problemet në këto marrëdhënie mund të lindin kur Dashi nis të bezdiset nga mënyrat perfekte të Peshores dhe nga modeli i jetës sipas rregullave.

Kur një Dem i përkushtuar dhe një Akrep i apasionuar takohen, askush nuk mund të ndalë zjarrin dhe pasionin mes këtyre shenjave të zodiakut! Kur këto shenja të Horoskopit takohen dhe krijojnë një marrëdhënie, zakonisht janë të pandashëm, por konfliktet e rastit janë të pashmangshme!

Akrepët kanë një stil jete shumë të shpejtë sa mund të bezdisë Demin dhe të irritojë pasivitetin e tij. Nëse pasioni i Akrepit shkon në komunikim me miqtë apo në ndonjë aktivitet interesant, gjithçka mund të përmirësohet!

Tërheqja mes këtyre shenjave të Horoskopit nuk është vetëm fizike, por reflektohet edhe në lidhjen mendore! Binjakët kuriozë dhe filozofët Shigjetarëe shijojnë lidhjen e përbashkët ! Megjithatë, Shigjetari mund të ndikojë në nervat e Binjakëve. Zgjidhja e këtij problemi mund të jetë që të bëjnë diçka së bashku, si psh.të udhëtojnë !

Ndjeshmëria e Gaforres dhe pushteti i Bricjapit janë diçka irreale! Megjithatë, Bricjapi nuk do jetë në gjendje të evitojë karakterin e tij dhe në fund mund ta lëndojë Gaforren! Duhet të kujtojnë vazhdimisht se nuk janë vetëm dominues, por edhe partner romantikë!

Mbret i universit të tij, Luani nuk mund t’i rezistojë Ujorit të lirë dhe shpirtëror, I cili njeh vetëm potencën personale. Shpirti i rilindur i Ujorit inspiron Luanin dhe karizma e parezistueshme që e karakterizon këtë të fundit, është një ndër gjërat që tërheq më shumë Ujorin. Megjithatë, nevoja  e Luanit për vëmendje dhe përçmimi i marrëveshjeve sociale të Ujorit mund të sjellin probleme të mëdha!

Virgjëresha dashuron rregullin dhe Peshqit refuzojnë rutinënë. Kjo është e mjaftueshme për të mbajtur bashkë të kundërtat!

Horoskopi ciftet e zodiakut horoskopi