Aktualitet 4 Nëntor 2022, 13:26

“Hetimet për inceneratorët kanë avancuar”, paralajmëron Jorida Tabaku: Shumë shpejt do të ketë zhvillime nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti
“Hetimet për inceneratorët kanë avancuar”,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paralajmëruar zhvillime të forta nga SPAK sa i takon aferës së inceneratorëve.

Tabaku u thirr sot në SPAK, ku u pyet mbi 3 orë për inceneratorët. Ajo u thirr në cilësinë e kallëzueses, pasi dorëzoi padi në SPAK në cilësinë kryetares së komisionit hetimor për inceneratorët. Po ashtu edhe më herët ka bërë padi të ngjashme. Tabaku ka dhënë shpjegime mbi të gjitha dokumentet që ka dorëzuar në SPAK, ndërsa deklaroi se hetimet kanë avancuar ndjeshëm. Ajo inkurajoi prokurorët që të ecin par ame këtë çështje.

Unë që në 2018 kam denoncuar aferën e inceneratorëve në emër të PD. Kemi sjellë 3 kallëzime, për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe të Elbasanit. Solla 9 kallëzime të tjera. I pari ishte për raportin dhe 8 të tjerët ishin për individë që gjykojmë për aferën e inceneratorëve. Janë 500 të akuzuar që kanë dalë në këtë komision dhe mbi 150 fakte ose grup fakte që ja kemi vendosur SPAK. Sot isha për çështjen e inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës. Informova për zhvillimet e komisioni hetimor, për sqarime dhe faktet. Që lidheshin për dëshmitë dhe materialet që kemi mbledhur gjatë punës pranë komisionit dhe me komunikimet që kam pasur. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me SPAK sa i përket hetimeve, duke kërkuar informacion se në çfarë ndodhen hetime, por dhe në statusin e personit që denoncova. Sot kam qenë në cilësinë e kallëzueset për Inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit. Kam një listë dëshirash se kush duhet të vijë në SPAK. Sot si mora ata në pyetje, më kërkuan informacion. Shumë shpejt do të kemi të reja në fazën që ndodhen hetimet. Hetimi i aferës ka qenë një prioritet jo vetëm i punës time, por dhe hetimet kanë ecur në organin e akuzës”, tha Tabaku.

Afera e inceneratorëve është një ndër dosjet e bujshme që SPAK ka në dorë. Në kuadër të saj u bë arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetit Alqi Bllako. Ky i fundit u lirua pak ditë më parë nga qelia. Ndërkohë sinjalet janë se SPAK tani është fokusuar te Inceneratori i Tiranës.

Tabaku foli dhe për personat e akuzuar. “Sipas Kodit të Procedurës Penale, grupi i strukturuar kriminal është më shumë se 5 persona që kanë kryer disa vepra penale. Personat që kemi akuzuar janë ministrat Gjiknuri, ministri Ahmetaj, z. Agaçi, kryetari i Bashkisë së Tiranë, të Fierit, kryetarja e bashkisë Durrës, Alqi Bllako dhe zyrtarë të nivelit të dytë, të tretë. Janë 60 persona të akuzuar në skemën e inceneratorëve. Ne kemi përfshirë kryeministrin e Shqipërisë si personi që duhet të kishte dijeni për këtë grup dhe përgjegjësi kryesor për ne është qeveria shqiptare dhe të gjithë ata që janë përfshirë në vendimmarrje. Dua ta inkurajoj SPAK-un që të lëvizë aty ku ka pushtet. Dua ta inkurajoj të vazhdojë punën e tij”, deklaroi ajo.

Kryesore SPAK tabaku