alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Hetimi i pazakontë që ‘fundosi’ Besim Hajdarmatajn; zbardhet njeriu i krimit të cilit i dërgonte mesazhe me numër të fshehtë, i mbylli një dosje dhe ‘fluturuan’ bashkë

06/08/2021, 17:32
ne Aktualitet
A A

Prokurori Besim Hajdarmataj, këtë të mërkurë, mbylli në mënyrë të palavdishme karrierën 22-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Prokurori i ‘dosjeve të nxehta’, të cilat përplasën kampet politike në Shqipëri, u shkarkuar me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për ‘cenim të besimit te drejtësia’. Një provë e paraqitur ditët e fundit, para vendimit të Kolegjit të Apelimit, konsiderohet si kthesa vendimtare që i dha fund karrierës së Besim Hajdarmatajt, ish drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prova konsiston në zbulimin e një numri telefoni të fshehtë, i cili përdorej nga Hajdarmataj për të komunikuar me njerëzit e krimit, disa prej të cilëve u kishte mbyllur dosjet.


-Lexo edhe:

Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

A ka hetime për deputetët? Olsian Çela: SPAK po heton 12 raste për korrupsion zgjedhor

Publikimi i provës në seancën e 3 gushtit 2021 zuri në befasi ish-prokurorin, i cili ndoshta për herë të parë mbeti pa asnjë alibi. Po cili është personazhi i botës së krimit, të cilit i dërgonte mesazhe prokurori dhe si u zbuluar numri i fshehtë i tij? Bëhet fjalë për një personazh i skeduar për aktivitet të theksuar kriminal në Laç, i njohur edhe për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e bixhozit, të cilit Besim Hajdarmataj i mbylli një dosje kur drejtonte Prokurorinë e Kurbinit.

Historia e dosjes

Në vitin 2010, 5 punonjës të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit sekuestruan në Dibër disa makineri kompjuteri APEX, pasi ushtrimi i aktivitetit të lojërave të fatit ishte i paligjshëm. Duke udhëtuar nga Dibra në Tiranë, në Laç, një grup prej 15 vetash ka ndaluar dhe kërcënuar 5 punonjësit të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, duke u marrë me forcë makineritë APEX, të cilat siç duhet ishin pjesë e aktivitetit të personazhit që 11 vite më vonë do të bëhej një nga shkaqet për të ndërprerjen e karrierës së Besim Hajdarmatajt si prokuror.

Pas denoncimit të ngjarjes nga punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, në 7 maj 2010, Besim Hajdarmatajt, si drejtues i Prokurorisë së Kurbinit, regjistroi çështjen për  “kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 235/1 dhe 277 të Kodit Penal. Për gati 1 vit e 3 muaj, Hajdarmataj nuk ka krye asnjë hetim dhe në fund ka mbyllur dosjen, me arsyetimin se “në rastin konkret, pasi janë bërë hetime, nuk është bërë e mundur të provohet ekzistenca e faktit dhe, për këto arsye, procedimi penal nuk mund të vazhdojë më tej, por çështja duhet të pushohet”.

Duke mos u thelluar mbi arsyet e mbylljes së dosjes, Komisioni i Vetingut i shkallës vendosi dërgimin e çështjes për inspektim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, meqenëse nuk ishte ngritur ende institucioni i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Sipas KPK-së nga çështje penale të analizuara nuk rezultuan të dhëna/prova që të provonin se veprimet e drejtuesit ishin të paramenduara, nuk janë të mjaftueshme për ta vlerësuar me mangësi profesionale etj. Kështu, në 16 tetor 2019, Komisioni i Vetingut vendosi konfirmimin e Besim Hajdarmatajt në detyrë. Procesi i verifikimit kishte nisur që në maj 2018.

ONM kundërshton vendimin  

Vendimi i konfirmimit në detyrë i Hajdarmatajt u kundërshtua nga përfaqësuesit e SHBA-BE në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët në 4 dhjetor 2019, përmes një raporti të detajuar, i rekomanduan Komisionerit Publik që të ankimonte vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar shkarkimin nga detyra të prokurorit. Në 20 dhjetor 2019, Komisioneri Publik Darjel Sina pranoi rekomandimin e ONM-së, duke i kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të Hajdarmatajt, kryesisht për mbylljen e dosjeve të drogës dhe bixhozit.

ONM zbulon lidhjet mes prokurorit dhe bosit të bixhozit 

Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit u thellua në arsyet se pse Besim Hajdarmatajt mbylli dosjen e bixhozit, duke i hedhur ‘hi syve’ KPK-së. Sipas ONM, Besim Hajdarmataj, ka bërë cilësim të gabuar në regjistrimin e veprës penale, nuk ka kryer veprime hetimore të mjaftueshme, nuk është pyetur i kallëzuari, nuk ka bërë verifikime për veprimtari të tjera të kokës së grupit, nuk janë verifikuar tabulatet telefonike etj. ONM ka hedhur dyshimte të forta se Besim Hajdarmatajt nuk ka kryer hetime dhe ka mbyllur dosjen, pasi kishte lidhje me kokën e grupit prej 15 vetash që ushtonte aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit si dhe që u mori me fortë makineritë APEX punonjësve të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit. Vëzhguesit ndërkombëtarë sollën si prova një mesazh që bosi i bixhozit i kishte nisur prokurorit si dhe të dhëna nga sistemi TIMS, që konfirmonin që Hajdarmatajn dhe bosi i bixhozit kishin udhëtuar bashkë me avion.

Hajdarmataj gjen alibi

Shqyrtimi i çështjet se Besim Hajdarmatajt në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është ndjekur nga vëzhguesi i famshëm ndërkombëtarë Theo Jacobs, i cili në një moment tensioni i dha këtë mesazh prokurorit: “Kjo nuk është lojë”. Besim Hajdarmataj paraqiti alibi të forta për të dyja gjetjet e ONM për lidhje me personazhin që i mbylli dosje e bixhozit.  Ai tha se nuk ia kishte kthye kurrë mesazhin njeriut që i kishe mbyllur dosjen dhe fakti se kishin udhëtuar në të njëjtin avion dhe nuk provonte lidhjen, pasi ishte thjeshtë një rastësi. Hajdarmataj ka pohuar se “…u sqaroj se me këtë shtetas nuk kam asnjë lidhje, nuk kam ndonjë raport shoqëror dhe nuk kam pasur marrëdhënie familjare apo të tjera, thjesht e njoh si person”.

Si u zbulua numri i fshehtë

Besim Hajdarmatajt kishte bërë një gabim, i cili e nxori zbuluar, pikërisht në fund të procesit të gjatë gjyqësor për fatin e tij. Numrin e telefonit, me të cilin komunikonte fshehurazi në njerëzit e krimit, e kishte deklaruar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë kur kishte deklaruan pasurinë në vitin 2016. Duke shqyrtuar me imtësi dokumentet, ndërkombëtarët kanë konstatuar këtë numër telefoni, duke kërkuar më pas tabulatet nga kompania përkatëse e telefonisë. Nga shqyrtimi i tabulateve ka rezultuar se Besim Hajdarmataj, në datën 27 korrik 2017, në orën 22:03 të mbrëmjes, i ka dërguar dy mesazhe një personi të inkriminuar. Ndërkaq, Hajadarmataj insistoi se numri i telefonit ku ishin dërguar dy mesazhet nuk ishte në përdorim të tij. Numri rezultonte në emrin e një zonje nga Fieri. Prokurori kërkoi kohë të njihej me deklaratën e pasurisë së vitit 2016, në cilën kishte deklaruar numrin e telefonit. Por, Kolegji, duke e ditur një lëvizje të tillë, kishte përgatitur një të deklaratës në seancë dhe ia paraqiti.

Si doli në skenë bosi i bixhozit

Prova e numrit të fshehtë krijoi debate dhe befasi të mëdha në seancën e 3 gushtit 2021. Si Hajdarmataj, ashtu edhe Kolegji, kërkuar nga Komisioneri Publik sqarime se në çfarë forme ishte siguruar prova. Prokurori pretendonte se ishte një denoncim anonim. Me këtë dokument, Komisioneri Publik, Dariel Sina, u ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të ngritura në seancën e fundit. Komisioneri sqaron se prova është gjetur në dokumentacionin e administruar në Komisionin e Vetingut të shkallës së parë, gjatë procesit të ankimimit të vendimit të konfirmimit të Hajdarmatajt. Për të identifikuar numrin e personit të inkriminuar, të cilit prokurori i shkruan me numër sekret, Komisioneri, sigurisht i asistuar nga ONM, i është referuar dosjes së bixhozit të vitit 2010, e mbyllur nga Hajadarmataj.

//Shqiptarja.com//

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

17/05/2022, 17:53
Aktualitet

A ka hetime për deputetët? Olsian Çela: SPAK po heton 12 raste për korrupsion zgjedhor

17/05/2022, 15:26
Aktualitet

Ankimimi i Alibeajt, Gjykata e Apelit “shuplakë” foltores: Sulmet të papranueshme, po ndërhyni në sistemin e drejtësisë

17/05/2022, 14:43
Analisti Lorenc Vangjeli
Aktualitet

“Në Tiranë ka shumë frikë”, paralajmëron Lorenc Vangjeli: Shumë personazheve që dalin në ekran do t’u vihen prangat

17/05/2022, 14:22
Aktualitet

A është kthyer Lefter Koka në bashkëpunëtor i Drejtësisë? Përgjigjen avokatët e ish ministrit

17/05/2022, 13:59
Kryeprokurori Olsian Çela
Aktualitet

“5 veta punojnë dhe të tjerët fshihen”, Olsian Çela: Prokuroria e Tiranës më e dobëta në seksionin e pastrimit të parave

17/05/2022, 13:44
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Betejë me flakët nga toka dhe ajri; Mbrojtja bën bilancin: Në 11 ditë shuhen 163 vatra zjarri

Regjistrohen 6 mijë raste me Covid dhe 24 viktima në Itali

Regjistrohen 6 mijë raste me Covid dhe 24 viktima në Itali

Lajmi i Dites

Intervista/ Nga afera CEZ-DIA, te presionet për para dhe financimi i LSI, rrëfimi i Vojsava Ismailajt që ka tronditur Ilir Metën

17/05/2022, 19:32

Lajmet e fundit

6 gola në 29 ndeshje në Premier Ligë, Tomas Tuhel vendos për të ardhmen e Armando Brojës

6 gola në 29 ndeshje në Premier Ligë, Tomas Tuhel vendos për të ardhmen e Armando Brojës

17/05/2022, 19:55
Beteja në Apel/ Berisha tenton të intimidojë Alibeajn, ironizon negociatat për Presidentin e ri: Shembulli tipik i marrëdhënieve “Rama-Alibasha”!

Beteja në Apel/ Berisha tenton të intimidojë Alibeajn, ironizon negociatat për Presidentin e ri: Shembulli tipik i marrëdhënieve “Rama-Alibasha”!

17/05/2022, 19:40

Intervista/ Nga afera CEZ-DIA, te presionet për para dhe financimi i LSI, rrëfimi i Vojsava Ismailajt që ka tronditur Ilir Metën

17/05/2022, 19:32
E ardhmja e Mesit përtej Atlantikut, ja ku pritet të vijojë karrierën “Pleshti” pas aventurës në Paris

E ardhmja e Mesit përtej Atlantikut, ja ku pritet të vijojë karrierën “Pleshti” pas aventurës në Paris

17/05/2022, 19:32

Alarm për bombë në Kosovë, evakuohet stafi i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës

17/05/2022, 19:30
"Mirëserdhe në klubin e të korruptuarve"/ Abuzimet me pasurinë publike, Rama ironizon opozitën: Duhet të gllabërojmë edhe Teatrin e Operës!

“Mirëserdhe në klubin e të korruptuarve”/ Abuzimet me pasurinë publike, Rama ironizon opozitën: Duhet të gllabërojmë edhe Teatrin e Operës!

17/05/2022, 19:28
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Rikthehet në skenë Vojsava Ismailaj, bashkëshortja e ish-kreut të DIA, Kastriot Ismailaj. Një ditë më parë një gazetë austriake publikoi një shkrim tronditës për familjen presidenciale, pasi shprehet se një shtetas shqiptar ka kërkuar azil në Austri sepse kërcënohet nga Meta.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #ilirmeta #cez #dia #austria #offshore #qipro
  • Ish kryeprokurori tentoi ta paraqiste ambasadorin e SHBA si një “sekser” të rëndomte që kërkonte të shpëtonte nga gjykimi “Bankers Petrolium” dhe si diplomatin që kërkoi arrestimin e kryeparlamentarit Meta. E vërteta e konfliktit Llalla- Donald Lu ka qënë kërkesa që t’i dorëzohej dosja e skandalit “CEZ-DIA” Departamentit të Drejtësisë së SHBA dhe të hetohej trafiku i kokainës me Kolumbinë, që realizohej nga Agron Kuliçi 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #adriatikllalla #ilirmeta #saliberisha #cez #dia #amerika #kokaine #kolumbia
  • Pesë vjet pas Çadrës, Edi Rama është ende në zyrën më të lartë të ekzekutivit, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe të vetmit aktorë të jashtëm të atij kompromisi që në atë moment u shprehën me pozitivitet dhe madje entuziazëm, Sali Berisha e Ilir Meta, sot venë kujën për “tradhtinë e 17 majit”.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #ilirmeta #saliberisha #lulzimbasha #pd #lsi

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In