Kronike 7 Qershor 2022, 23:13

Hidhet në erë makina e një punonjësi policie në Kavajë, dyshimet e para

Shkruar nga Pamfleti

Hidhet në erë makina e një punonjësi policie në Kavajë, dyshimet e para

Një makinë është hedhur në erë mbrëmjen e sotme në një garazh në Kavajë.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkaq nga këqyrja paraprake dyshohet se shkak ka qenë një shpërthim me tritol, ose një bombul gazi.

Mësohet se, mjeti me targat AB 299 DM është në pronësi të një punonjësi policie. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi pranë tregut Industrial të qytetit, tek zona e ish-policisë së vjetër në Kavajë.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar qepenat e garazhit dhe zona është mbuluar nga tymi. Sakaq, policia dhe zjarrfikësja janë në vendin e ngjarjes.


smile

Kronike Kavajë kronike Shperthim