Ditën e sotme është hedhur shorti në Apel për gjykimin Enkelejda Hoxhës, Edvin Priftit dhe 11 personave të tjerë.
Seanca për Hoxhën është vendosur të mbahet me 2 mars në orën 11:00. Ndërkohë që dhe trupa gjykuese është vendosur. Kryesues i seances është zgjedhur Nertina Kosova dhe antarë të saj do të jenë Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj.
Enkelejda Hoxha u vu në pranga javë më parë nga SPAK, bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Për të gjithë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, mirëpo emri i Kanit nuk ka dalë në asnjë prej përgjimeve të publikuara.