Aktualitet 5 Dhjetor 2022, 10:41

Hidhet shorti për 9 anëtarët e rinj të KED, Sandër Simoni zgjidhet kryetari i ri

Shkruar nga Pamfleti
Hidhet shorti për 9 anëtarët e rinj të KED, Sandër

Përmes një shorti publik në ambientet e Presidencës janë zgjedhur sot anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Anëtarët e rinj të KED vijnë nga Gjykatat dhe Prokuroritë  e rretheve.

Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sandër Simoni dhe Arqilea Koça janë 3 emra që janë zgjedhur deri tani si anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2023.

Sipas ligjit kryetari i ri do të jetë Sandër Simoni si përfaqësues i Gjykatës së Lartë.

Pak javë më parë Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dërguan në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në short.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtarë me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik. Gjykata e Lartë siguron mbështetjen e nevojshme organizative, administrative dhe financiare për realizimin e funksioneve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet sa herë është e nevojshme, për të kryer verifikimin e kushteve ligjore dhe për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ky Këshilli shqyrton dhe i rendit kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme

Organet e emërtesës, Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, emërojnë dhe zgjedhin gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese ndërmjet tre kandidateve të renditur në tri vendet e para nga Këshilli. Kuvendi zgjedh Inspektorin e Lartë të drejtësisë ndërmjet pesë kandidatëve të renditur në pesë vendet e para nga Këshilli. Në rastin kur këto organe të emërtesës nuk arrijnë të emërojnë dhe zgjedhin kandidatin, i emëruar në detyrë është kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Emrat e zgjedhur dhe ato zëvendësues;

Gjykata Kushtetuese:

Anëtarë Fjona Papajorgji dhe Altin Binaj! Vitore Tusha anëtare zëvendësuese

Gjykata e Lartë:

Sandër Simoni anëtar, Albana Boksi zëvendësuese

Prokuroria e Përgjithshme:

Arqilea Koça anëtar, Alma Muça zëvendësuese

Aktualitet gjyqtarët KED