Sport27 Janar 2023, 15:43

Hija e Mesit e përndjek edhe në Arabinë Saudite, Ronaldo nervozohet pas eliminimit nga Superkupa (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Hija e Mesit e përndjek edhe në Arabinë Saudite, Ronaldo

Hija e Mesit e përndjek edhe në Arabinë Saudite, Ronaldo nervozohet pas eliminimit nga Superkupa (Video)

Kristiano Ronaldo përjetoi një humbje të rëndë dhe të papritur me Al Nassr, duke i dhënë lamtumirën trofeut të parë në Arabinë Saudite, Superkupën e këtij vendi. Ai nuk ka mundur të lërë gjurmë në këtë sfidë, dhe ndoshta shkaktarë mund të jenë bërë tifozët e ekipit rival.

Në kohën kur CR7 dhe ekipi po futeshin në stadium, tifozët e Al-Itihad kanë nervozuar portugezin. Ata kanë thirrur në kor: Mesi, Mesi, Mesi!

? جماهير الاتحاد تردد باسم اللاعب ( ميسي ) لحظة دخول لاعب فريق النصر ( كريستيانو رونالدو )#الاتحاد_النصر pic.twitter.com/WnYSswNClu

— قصي نقادي (@Qusay_itfc) January 26, 2023

Ylli argjentias gjithashtu u imitua nga Abderazak Hamdallah në momentin që shënoi golin. Ai nxori fanelën e tij njësoj siç bënte “Pleshti” dikur në “El Clasico” kundër Realit të Kristianos.

Ndoshta këto dy momente e kanë “shtangur” Ronaldon, duke mos i dhënë mundësi për të reaguar.

Sport Al Nassr Kristiano Ronaldo sulmuesi portugez