Showbiz28 Dhjetor 2018, 09:45

Hillary Clinton humb epitetin 17-vjeçar, kush është gruaja amerikane më e admiruar?

Shkruar nga Pamfleti

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka humbur epitetin 17 vjeçar të gruas më të admiruar nga amerikanët, pasi këtë pozitë e ka fituar Michelle Obama. Clinton u rendit e treta në sondazhin e Gallup-it. E dyta përpara saj ishte moderatorja Oprah Winfrey, ndërsa Michelle Obama u kurorzua si gruaja me e admiruseshme në Amerikë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në tre sondazhe të mëparshme ajo renditej gjithmonë e dyta pas Clinton-it, por këtë herë më në fund arriti ta përmbysë dominimin e saj. Mbretëresha Elizabet e Britanisë u rendit e pesta, pasuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Për të njëmbëdhjetin vit radhazi, ish-Presidenti Barack Obama u rendit i pari në listën e burrave më të admiruar, duke kaluar sërish pasardhësin e tij, Donald Trump, i cili u rendit i dyti për të katërtin vit radhazi.

Sondazhi zhvillohet çdo vit që prej vitit 1946, duke munguar vetëm një herë, në vitin 1976.

Showbiz Grua Hillary Clinton