Bota 7 Shtator 2022, 19:14

Hillary Clinton nuk do të rikandidojë për presidente të SHBA-së, "dy fjalë" për Donald Trump

Shkruar nga Pamfleti
Hillary Clinton nuk do të rikandidojë për presidente të

Hillary Clinton nuk do të rikandidojë për presidente të SHBA-së, "dy fjalë" për Donald Trump

Ish-sekretarja e shtetit dhe kandidatja për presidente në SHBA, Hillary Clinton ka deklaruar se nuk do të kandidojë më për presidente. Gjatë një interviste për CBS-në, Clinton tha se e respekton demokracinë amerikane, por nuk do të marrë një hap të tillë për të dytën herë.

“Jo, nuk do të kandidoj. Por do të bëj gjithçka që mundem për të pasur një president që respekton demokracinë tonë, sundimin e ligjit dhe institucionet tona”, tha Clinton.

E ndalur tek një kandidaturë të mundshme e Donald Trump, ish-zyrtarja amerikane u shpreh se ai nuk i përket kategorisë së presidentit që ajo do të mbështeste dhe se duhet “të mposhtet seriozisht”. “Ai proces duhet të fillojë në Partinë Republikane. Tregoni karakter, ngrihuni përballë këtij personi”, tha Clinton.

Trump, i cili mposhti Clintonin në zgjedhjet presidenciale të 2016-s, ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë sërish në vitin 2024 dhe sondazhet tregojnë se ai ka një shans të mirë për të qenë kandidati republikan. Nga ana tjetër, pavarësisht se humbi mundësinë për të udhëhequr Amerikën, Clinton ka ruajtur detyrën e Zonjës së Parë gjatë presidencës së Bill Clintonit, por edhe Sekretare e Shtetit. 

Bota Hillary Clinton