alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Hipokrizia, si shenja dalluese e kësaj lufte çnjerëzore

15/05/2022, 22:44
ne Bota, Konflikti Rusi-Ukraine, Kryesore
A A
Hipokrizia, si shenja dalluese e kësaj lufte çnjerëzore

Hipokrizia, si shenja dalluese e kësaj lufte çnjerëzore

Besimi prej vitesh tek neoliberalizmi ekstrem, që filloi ta dominojë ekonominë botërore pas kolapsit ekonomik në SHBA në vitin 1929 me synim reduktimin, në mos eliminimin e plotë të rolit të shtetit në organizimin ekonomik amerikan, nuk dha rezultatet e dëshiruara.

Shkruan Gerardo Villanacci, Corriere Della Sera


-Lexo edhe:

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

 E çuditshme, por e vërtetë, ish-pronari i Formula 1 bëhet baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare

Hipokrizia është emri, përmes të cilit mund të kuptohet përmasa çnjerëzore e luftës në Ukrainë. Para së gjithash, këtë e tregon në mënyrë të përsëritur presidenti i Federatës Ruse, i cili nuk mundet që ta emërtojë luftën për atë që është vërtet, dhe që u shkaktua prej tij.

Apo hipokrizia e treguar nga ambasadori i Rusisë në Itali, që ka paraqitur një padi në prokurori për disa gazetarë italianë, që sipas tij nuk kanë respektuar shtetin ligjor të vendit të tij, ndërsa po ky vend vret sistematikisht civilë edhe brenda spitaleve dhe shkollave ukrainase.

Hipokrizi për të mos pranuar pa rezerva përgjegjësinë ekskluzive të nxitësit të konfliktit, egërsia e të cilit dokumentohet nga raportet e përditshme të gazetarëve korrespondentë. Në këtë luftë, ne nuk mund të kufizohemi nga pritja që të kalojë nata, siç ndodhi në 1945-ën tashmë të largët, kur Edoardo De Filipo përshkruante versionin e parë të “Napolit milioner”, një qytet të shkatërruar nga bombardimet, por shpresëplotë se puna dhe angazhimi do të mundësonte kapërcimin e vështirësive.

Ishin kohë të tjera, në të cilat kishte arsye të vlefshme për t’u kënaqur me pritshmëritë. Në preambulën e Kartës së Shën Françeskut (të vitit 1947) mbi të cilën u themelua OKB-ja, fjalët e para shprehnin qëndrimin e vendosur të Kombeve të Bashkuara “për të shpëtuar brezat e ardhshëm nga fatkeqësia e luftës”.

Fjalë të fuqishme, jo vetëm me vlerë simbolike, por edhe shprehje e një angazhimi konkret të ndërmarrë nga qeveria e parë botërore në historinë e njerëzimit. Pikërisht për këtë arsye, sot është më e dukshme hipokrizia e mos-dëshirimit të njohjes së asaj, që u bë e dukshme vetëm pas pak vitesh nga themelimi i saj.

Pra që Organizata e Kombeve të Bashkuara, nuk mundi të funksiononte ashtu siç e parashikonte statuti i saj. Një fakt ky i pakundërshtueshëm, i bërë i qartë për herë të parë nga Sekretari i Përgjithshëm Perez de Kuelar në Asamblenë e Përgjithshme të vitit 1989, në të cilën ai deklaroi se në kundërshtim me atë që ishte planifikuar, ligji nuk kishte arritur të zinte vendin e forcës.

Që nga ajo kohë, mund të themi me më shumë siguri, se ka ndodhur pikërisht e kundërta, që kur arma bërthamore rezultoi të ishte mjeti i vetëm i vërtetë për parandalimin e konflikteve shkatërruese. Hipokrizia e shpalljes disa herë të ndërtimit të paqes pa e dashur realisht atë, siç do të ishte e mundur të bëhej me diplomacinë parandaluese.

Mjeti i vetëm, që mund të kishte ndryshuar perspektivën kulturore ende dominuese të “paqes si një jo-luftë”. E vërteta është se pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ka pasur një rritje të numrit të konflikteve. Një fakt, që në mënyrë hipokrite nuk është njohur kurrë si i lidhur ngushtë me refuzimin e shteteve, përfshirë ato të Këshillit të Sigurimit, për të zbatuar nisma që luftojnë përhapjen e armëve.

Nga ana tjetër, është një fakt i pashmangshëm që OKB-ja, është një institucion i përbërë nga vende që ndjekin kryesisht politikat e tyre kombëtare. E si mund të mos tërhiqte ideja e jashtëzakonshme gandiane e një korpusi civil të paqes.

E megjithatë, përvojat e ushtrive jo të dhunshme, kanë qenë shumë negative, si në rastin e Shanti Sena Indiane (korpusi civil i paqes), ndërhyrja e të cilit në Afganistan i kushtoi jetën mijëra besimtarëve të masakruar nga bombardimet britanike.

Besimi prej vitesh tek neoliberalizmi ekstrem, që filloi ta dominojë ekonominë botërore pas kolapsit ekonomik në SHBA në vitin 1929 me synim reduktimin, në mos eliminimin e plotë të rolit të shtetit në organizimin ekonomik amerikan, nuk dha rezultatet e dëshiruara.

Siç e ka treguar edhe përvoja e viteve të fundit, shtetet nuk mund të luajnë një rol periferik, të paktën në iniciativat e mbrojtjes sociale. Po ashtu, siç nuk është i mundur privatizimi dhe eliminimi total i shërbimeve publike.

Pjesa negative e globalizimit, është kryesisht pasojë e neoliberalizmit të shfrenuar, që ka marrë parasysh vetëm nevojat e tregut, me supozimin se ai mund të rregullonte nevojat e vetes, dhe sigurisht jo ato të njerëzve.

Një gabim i jashtëzakonshëm në vlerësim, nëse kemi parasysh faktin se në fund të këtij procesi,  globalizimi u refuzua pikërisht nga vendet që fillimisht e ngritën në qiell. Britania e Madhe me referendumin pro Brexit për daljen nga BE-ja, dhe Amerika me zgjedhjen president të Donald Trump.

Edhe pse të zhytur në dramën e një konflikti që duket se nuk ka një rrugëdalje, ku përballë kërkesës universale për paqe, ka vetëm mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën, dhe ndoshta tek disa edhe dëshirën e fshehur dhe të çmendur që t’ia ulin sa të munden kokën agresorit duke e shtyrë atë në limitet e veta, është e nevojshme të kemi forcën dhe vendosmërinë për të ndërmarrë nisma që vënë në plan të parë interesin e njerëzve, dhe që ngjallin shpresën përmes arritjes së paqes, duke hapur perspektiva për vende të reja, dhe duke favorizuar një ekonomi jo shtypëse.

Duke qenë të vetëdijshëm se demokracia është shumë më e brishtë se sa diktatura, ne duhet të bëjmë gjithçka që të mos ndodhë ajo që ndodhi në vitin 1977 në Spoleto, ku Edoardo vendosi të ndryshojë fundin e komedisë së tij, duke e shndërruar shpresën në një dëshpërim të zymtë.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Bota

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

27/06/2022, 23:22
Bota

 E çuditshme, por e vërtetë, ish-pronari i Formula 1 bëhet baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare

28/06/2022, 0:56
Bota

Evropa duhet të shpallë zyrtarisht luftën ekonomike

27/06/2022, 23:00
David SASSOLI - EP President meets with Josep BORRELL - Spain’s Minister for Foreign Affairs and appointed as High Representative of the Union for Foreign Affairs and Security Policy
Bota

Borrell: Ballkani u lodh, BE të reformohet

28/06/2022, 1:01
"S'u zë besë, e njoh Serbinë më mirë se Rama!" Kurti: Vuçiç kërkon të destabilizojë Ballkanin
Kryesore

“S’u zë besë, e njoh Serbinë më mirë se Rama”, Kurti: Vuçiç kërkon të destabilizojë Ballkanin!

27/06/2022, 21:38
Kronike

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arrest për zv/drejtorin kontrovers Albert Nushi, si manipuloi ngjarjen dhe lidhjet me rastin “Babale”

27/06/2022, 20:19
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
A mund ta quajmë Putinin një 'Hitler' të ditëve të sotme?

A mund ta quajmë Putinin një 'Hitler' të ditëve të sotme?

Milani duhet të presë edhe 90 minuta për titullin, Interi fiton në Sardenjë, Lautaro udhëheq zikaltërit me një dopietë

Milani duhet të presë edhe 90 minuta për titullin, Interi fiton në Sardenjë, Lautaro udhëheq zikaltërit me një dopietë

Lajmi i Dites

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

27/06/2022, 12:09

Lajmet e fundit

Debati për abortin, Dom Gjergj Meta: Krim ndaj të pambrojturve!

Debati për abortin, Dom Gjergj Meta: Krim ndaj të pambrojturve!

28/06/2022, 0:00
Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

28/06/2022, 0:50

Raporti i SHISH: Jo vetëm shqiptarët, edhe të huajt pastrojnë para në Shqipëri

28/06/2022, 0:52

Salianji sulmon qeverinë: Kush do e bëjë amnistinë fiskale, Ceno Klosi “që ka vilën e Londrës për të pastruar”?

28/06/2022, 0:06
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

27/06/2022, 23:22

“Këta të Niklës janë acaruar se vrisnin për hiç gjë”, Hoxha dhe Lala: Dumani ka folur për ngjarje të tjera, do ketë arrestime

27/06/2022, 23:06

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In