Kronike16 Tetor 2022, 15:53

Hiqej si dietologe dhe jepte receta false për 300 euro, Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie Silvana Balliun

Shkruar nga Pamfleti
Hiqej si dietologe dhe jepte receta false për 300 euro, Gjykata e

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për dietologen e arrestuar 3 ditë më parë, Silvana Balliu.

Gjatë seancën, 41-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë sqarim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Ndërsa avokati mbrojtës, Jordan Daci kundërshtoi pretendimet e prokurorisë se klientja e tij është e dyshuar për mashtrim.

Silvana Balliu u arrestua më 13 tetor në kuadër të operacionit “Dietologia”. 41-vjeçarja administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij.

Pas verifikimeve të bëra nga Policia në sajë të denoncime të bëra nga qytetarët dhe bërjes publik të rastit në një emisionin investigativ, ajo u arrestua nga blutë e kryeqytetit.

Ajo merrte 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara.

Njoftimi i policisë

DVP Tiranë

Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Dietologia”.

Përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 41-vjeçarja që prezantohej si dietologe.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një aktivitet të paligjshëm, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dietologia”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetases:

– S. B., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Kjo shtetase administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij. Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasja S. B. prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kronike #Silvana Balliu arrest shtepie