Kronike12 Dhjetor 2022, 10:15

Hiqej si spanjoll, arrestohet në Portin e Durrësit 41 vjeçari turk me kanabis dhe pasaportë false

Shkruar nga Pamfleti
Hiqej si spanjoll, arrestohet në Portin e Durrësit 41 vjeçari

Hiqej si spanjoll, arrestohet në Portin e Durrësit 41 vjeçari turk me kanabis dhe pasaportë false

Një 41 vjeçar turk u arrestua në Portin e Durrësit, teksa përpiqej të hynte në Shqipëri me një pasaportë spanjolle të falsifikuar. Personit në fjalë iu sekuestruan rreth 12 000 euro të padeklaruara, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 pasaportë e falsifikuar.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara, kanë ndaluar për kontroll më të detajuar një 41-vjeçar, pasi kishin dyshime se kishte paraqitur pasaportë të falsifikuar.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në bagazhet e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, rreth 12 000 euro të padeklaruara dhe pasaportën origjinale të 41-vjeçarit me shtetësi turke, me gjeneralitete A. T.

Nga verifikimet e mëtejshme, ka rezultuar se pasaporta spanjolle që kishte paraqitur ky shtetas, gjatë kryerjes së proceduare në PKK Port Durrës, ishte e falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 41 vjeç, banues në Barcelonë, Spanjë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kronike #41 vjecari turk #pasaporte spanjolle Arrestim