Showbiz23 Shtator 2022, 13:16

Hiqej si tifoz i Liverpool, burri pëson kriza të forta nga qeskat e kokainës që kishte gëlltitur për ta transportuar

Shkruar nga Pamfleti
Hiqej si tifoz i Liverpool, burri pëson kriza të forta nga qeskat e

Një burrë u arrestua pasi kishte gëlltitur 1 kg kokainë me vlerë 80 mijë paund duke u hequr si një tifoz i Liverpoolit.

Ai kishte gëlltitur 75 qeska me kokainë në një hotel në Amerikën e Jugut, përpara se të fluturonte drejt Parisit e më pas të kthehej në Britani, duke u hequr si tifoz.

43 vjeçari Benjamin Nwaogwugwu u pikas nga polcia pasi pësoi kriza të forta barku, në aeroportin e Mançesterit.

Oficerët e panë atë duke rënkuar nga dhimbja për shkak të efekteve të drogës dhe u dërgua në spital.

U deshën dy ditë që të gjitha qeskat e gëlltitura të dilnin nga zorra e trashë.

19 nga qeskat e gjetura ishin me një pastërti deri në 89%.

Nwaogwugwu, nga Longsight, Manchester, i cili ka një grua dhe tre djem të moshës 18, 15 dhe 14 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar, më vonë pretendoi se atij i ishte bërë presion për t’u bërë trafikues droge nga gangsterët që premtuan se do të kujdeseshin për anëtarët e tjerë të familjes së tij në Nigeri.Ai tha se i kishin thënë të gëlltiste 100 pako kokainë, por fizikisht nuk ishte në gjendje t’i gëlltiste të gjitha.

Lifestyle #tifoz Liverpool doza kokaine Kriza