Aktualitet26 Dhjetor 2022, 08:24

Historia e emigrantit që u arrestua në Tiranë si hajdut, algjeriani fiton lirinë: U futa në xhami për të fjetur

Shkruar nga Pamfleti

12 mijë emigrantë nga Lindja e Mesme u kapën në flagrancë në Shqipëri gjatë këtij viti duke e përdorur vendin tonë si një shteg drejt vendeve të BE. Por historia e udhëtimit nëpër Europë e algjerianit Hamza Ben Mabrouk dhe prangosja e  tij në Tiranë, u shoqërua me betejë gjyqësore disa mujore mbasi nga njëra anë policia dyshoi se ai kishte tentuar të vidhte një xhami, por në fund nuk siguroi prova.

E pashë xhaminë dy katëshe në Bërxullë tha Mabrouk dhe nuk e dija që në katin e parë banohej, isha i lodhur dhe kisha nevojë të pushoja e për më tepër do trajtohesha me ilaçe pasi në Serbi më dhunuan dhe më kanë shkaktuar dëmtime trupore

Algjeriani u mbajt në burg nga data 30 gusht e këtij viti  mbasi personeli i atasheut fetar të ambasadës turke që jetonte në katin e parë të xhamisë dëgjoi zhurma për hapjen e xhamisë. Erl Yolcuk tha për policinë se më pas pa dikë që tentoi të largohej me shpejtësi dhe  e pyeti se çfarë kërkonte në mesnatë. I panjohuri i ishte përgjigjur se deshi të lutej

Gjykata e Apelit vlerëson se i takon prokurorisë së Tiranës të vërtetojë tej çdo dyshimi të arsyeshëm nëse është apo jo fajtor algjeriani për vjedhje.

Nga këqyrja e derës së  xhamisë rezulton se nuk ka asnjë dëmtim dhe asnjë send të vjedhur pranon policia e cila konfirmon për gjykatën se Hamza Ben Mabrouk hyri në mënyrë të paligjshme në Shqipëri një ditë përpara se të arrestohej. Por gjatë kësaj kohe ndaj emigrantit nuk u gjet asnjë provë që të vërtetonte dyshimet.

Duke urdhëruar shfuqizimin e masës së sigurisë arrest me burg gjykata e apelit e detyron atë të paraqitet në prokurori dy herë në muaj , e cila sakaq po e heton për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit./TCH

Aktualitet #emigrani nga Algjeria Tiranë