Bota19 Maj 2022, 20:53

Historia e jetës së Zelensky-t, treguar në formën e një libri komik

Shkruar nga Pamfleti
Historia e jetës së Zelensky-t, treguar në formën e një

Historia e jetës së Zelensky-t, treguar në formën e një libri komik

Historia e jetës së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky është publikuar në formën e një libri komik.

Libri titullohet “Pushteti politik: Volodymyr Zelenski”, i përbërë nga 22 faqe, ku tregohet historia se si lideri akrainas u ngrit në pushtet në vitin 2019.

Në libër shkruhet edhe për premtimet e bëra të Zelensky-t, se si do i jepte fund një lufte me separistët e mbështetur nga Moska në Ukrainën Lindore, raporton Reuters.

Në libër tregohen hapat e Zelensky-t drejt politikës, ku ai fillimisht luan rolin e presidentit në një serial televiziv, ai nuk kishte përvojë politike kur mori detyrën si presidenti i gjashtë i vendit.

“Kush është ai? Çfarë e bën atë të dallojë? Pse është ai lideri i duhur për Ukrainën në këtë moment? Këto janë gjërat për të cilat isha kurioz kur fillova kërkimin”, tha shkrimtari Michael Frizell.

Artisti, Pablo Martinena, ka vizatuar gjithashtu biografi për David Beckham, Nelson Mandela dhe Donald Trump.

Martinena ka thënë se një pjesë e të ardhurave nga shitja e librit do t’i dhurohen Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Bota libri komik Pushteti politik Volodymyr Zelenski