Showbiz14 Shkurt 2019, 09:19

Historia e pazakontë e Veselit të BB: Kam jetuar me mamin dhe gruan e parë të babit, jemi të lumtur

Shkruar nga Pamfleti

Historia e pazakontë e Veselit të BB: Kam jetuar me mamin dhe gruan e parë të babit, jemi të lumtur

Ish-banori i “Big Brother”, Vesel Kurtishaj ishte i ftuar pasditen e djeshme tek “Rudina” pas një kohe të gjatë larg ekranit. Veseli u shpreh se është tërhequr nga jeta publike për arsye të humbjes së privatësisë për shkak të lajmeve që janë bërë në media dhe për të patur më shumë kohë për familjen.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Gjatë intervistës, ish-banori tregoi historinë e pazakontë të jetës së tij duke u shprehur se ka jetuar me nënën dhe gruan e parë të të atit.

“Babai im më ka lënë në moshën 7-vjeçare, kam jetuar me dy femrat më të rëndësishme të jetës sime, nënën time dhe gruan e parë të tim ati. Këtë të fundit e kam quajtur gjithmonë gjyshe sepse më ka dhuruar shumë dashuri gjithmonë.

Mami im është shumë e re, 8 apo 9 vite më e re se vajza që ka pasur babai im me gruan e parë. Ne jemi shumë të lumtur, nëna ime dhe gjyshja më kanë mbështetur gjithë jetën time”, u shpreh Veseli.

 

 

 

 

Showbiz Big Brother Veseli