Aktualitet 7 Korrik 2018, 09:49

Historia prekëse e trenjakëve, u ndanë që në lindje për t’u ritakuar pas 20 vitesh

Shkruar nga Pamfleti

Historia prekëse e trenjakëve, u ndanë që në lindje për t’u ritakuar pas 20 vitesh

Një eksperiment i çuditshëm shkencor ndau tre vëllezër binjakë direkt pas lindjes. Por ironikisht pas 20 vitesh, Eddy Galland, David Kellman dhe Robert Shafran, u rigjetën bashkë, pavarësisht se jetonin qindra kilometra larg njëri tjetrit. Historia ka nisur në vitin 1961, ku Eddy, David dhe Robert, erdhën në jetë në Long Island, Neë York, SHBA, por u ndanë dhe u dhanë për birësim.

Por në vitin 1980 Robert hyri në Sullivan County Community College, dhe u befasua pasi edhe vëllai i tij Eddy të cilin nuk e kishte njohur kurrë, frekuentonte të njëjtin institut shkollor. Robert zbuloi se kishte një vëlla binjak. Historia bëri bujë dhe përfundoi në gazeta.

David, vëllai i tretë dhe nëna e tij adoptive duke parë fotografitë dhe ngjashmërinë, zbuluan se ata ishin dy vëllezërit binjakë që nuk i kishte parë kurrë. Ata u bën të famshëm u fotografuan dhe lidhur me historinë e tyre u bë një film, “Në kërkim të dëshpëruar të Susan”. Më vonë tre vëllezërit hapën edhe një lokal në Neë York, “Triplets”.

Dy nga trinjakët, Robert dhe Eddy zbuluan se rastet e tyre ishin menaxhuar nga agjencia “Louise Wise Services”. Historia e tyre u tregua në dokumentarin e Tim Ëardle, “Three identical strangers”, dhe u zbulua se si rastësia e tyre u kthye në makth.

Tre djemtë zbuluan se ishin ndarë direkt pas lindjes, si pjesë e një eksperimenti shkencor dhe sociologjik. Përgjegjësit e eksperimentit, psikiatrit Peter Neubauer dhe Viola Bernard, rezultojnë se kanë ndarë me dhjetëra binjakë, me kontributin e agjencisë “Louise Ëise Services”.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

E gjitha bëhej për të parë se si rriten subjektet me të njëjtën pasuri gjenetike, të cilët rriten në ambiente të ndryshme. Prandaj Eddy, David dhe Robert u dhanë për birësim në tre familje të shtresave të ndryshme sociale. Ky zbulim shkaktoi tronditje të fortë psikologjike të tyre. Eddy përfundoi në depresion dhe u vra në vitin 1995.

Ndërkohë doktor Neubauer vdiq në vitin 2008, pasi nuk kërkoi kurrë ndjesë, duke pretenduar përkundrazi rëndësinë e studimit. Por rezultatet e tij siç publikohen në dokumentarin e nxjerrë pak ditë më parë, një pjesë të të cilit e gjeni më poshtë, nuk do të publikohen deri në vitin 2066. Dy binjakët e birësuar paditën agjencinë e adoptimit, e cila nga ana e saj vijon të pretendojë se nuk ka dijeni për eksperimentin.

Sociale Historia prekëse e trenjakëve u ndanë që në lindje për t’u ritakuar pas 20 vitesh