Bota28 Dhjetor 2018, 07:31

Historia tragjike e dy të rinjëve: I vdiq i dashuri, vajza i jep fund jetës disa orë më vonë

Shkruar nga Pamfleti

Historia tragjike e dy të rinjëve: I vdiq i dashuri, vajza i jep fund jetës disa orë më vonë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi me dy të rinj të cilët ishin në krahët e njëri-tjetrit prej tetë vitesh dhe së fundmi po jetonin bashkë. Jason Francis, 29 vjeç, futbollist, u përplas nga një makinë pak metra larg shtëpisë së tij ndërsa partnerja Alice Robinson, e priste brenda.

Ajo dëgjoi sirenat e ambulancës dhe pas pak mësoi edhe për vdekjen e të dashurit të saj. E dëshpëruar, Alice i dha fund jetës.

Lajmin e bëri me dije e ëma e vajzës e cila me dhimbje shkroi në rrjetin social:  “Jam e shkatërruar. Vajza ime ishte aq e dëshpëruar sa nuk mundi të jetonte pa Xhejsonin dhe u vetëvra. Unë dhe im shoq tani vuajmë humbjen e dy njerëzve të mrekullueshëm që na ndriçonin jetën”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota