Kronike11 Shkurt 2023, 15:18

Hodhën tymuese dhe molotov para Kryeministrisë, policia shoqëron tre protestues

Shkruar nga Pamfleti

Në përfundim të protestë së thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha para kryeministrisë, mësohet se 3 protestues janë shoqëruar nga policia.

Sipas informacioneve paraprake persona janë shoqëruar për incidentin përpara kryeministrisë, ku u hodhën shashka e tymuese dhe shishe molotov në përfundim të fjalës së Berishës.

Ndërkohë pas mbylljes së protestës, në një fjalim të mbajtur përpara selisë blu Berisha i bëri thirrje policisë që të lironte protestuesit e arrestuar.

“I kërkoj policisë të lirojë menjëherë protestuesit, luftëtarët e lirisë, rezistentët paqësorë sepse çdo cënim i tyre, cilido që ta bëjë, do të regjistrohet si armik i revolucionit kurse protestuesit si të persekutuar politik”, u shpreh Berisha.


smile

Kronike policia protestues shoqërohet