Aktualitet17 Gusht 2019, 09:12

Hodhi në erë me tritol parukerinë në Nikël, arrestohet 23 vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Hodhi në erë me tritol parukerinë në Nikël, arrestohet

Hodhi në erë me tritol parukerinë në Nikël, arrestohet 23 vjeçari

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës, pasi dyshohet që t’i ketë vënë lëndë shpërthese të llojit tritol një parukerie në Nikël.

Mësohet se personi inicialet L.C., është arrestuar pasi dyshohet se është personi që një ditë më parë vuri lëndë shpërthyese në ambjentet e një parukeriE, duke shkaktuar shpërthimin e saj.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Nikël. Një biznes, i llojit parukeri u shpërthye për shkak të tritolit që i ishte vendisur. Pati dëme material por jo në njerëz.

“Ai dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në mesnatë në Nikel, Krujë, duke identifikuar dhe arrestuar shtetasin:

• L.C., 23 vjeç, banues në Nikel.

Shtetasi i mësipërm dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ” parashikuar në nenet 153 dhe 278 të Kodit Penal.

Aktualitet arrestohet 23 vjeçari Hodhi në erë me tritol parukerinë në Nikël