Sport 3 Dhjetor 2022, 17:55

Holanda, çerekfinalitja e parë e Kupës së Botës, Amerika largohet me kokën lart nga “Katar 2022”

Shkruar nga Pamfleti
Holanda, çerekfinalitja e parë e Kupës së Botës,

Holanda, çerekfinalitja e parë e Kupës së Botës, Amerika largohet me kokën lart nga “Katar 2022”

Holanda ka mposhtur Amerikën me rezultatin e pastër 3-1 dhe ka siguruar kualifikimin për çerekfinale. Memfis Depaj zhbllokoi shifrat për “Tulipanët” në minutën e 10.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Holanda dyfishoi shifrat. Dumfris nisi një tjetër pasim në qendër nga e djathta, këtë herë ishte Blind i cili gjuajti në kuadrat dhe gjeti golin.

Në minutën e 78, Amerika shkurtoi diferencën me Rajt pas një devijimi me thembër në zhvillimin e një goditje këndi, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

3 minuta më vonë, Holanda gjeti golin e tretë dhe të qetësisë. Blind harkoi nga e djathta dhe Dumfris në shtyllën e dytë e dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje fluturimthi.

Në çerekfinale, Holanda do të ndeshet me fituesin e çiftit Argjentinë-Australi, që do të luhet sonte në mbrëmje në orën 20:00.

Sport Amerika Holanda Kupa e Botës