Bota23 Prill 2019, 10:35

Holandë, të gjithë ata që kanë një libër në dorë mund të udhëtojnë falas në tren

Shkruar nga Pamfleti
Holandë, të gjithë ata që kanë një libër

Holandë, të gjithë ata që kanë një libër në dorë mund të udhëtojnë falas në tren

Holanda ka filluar  një nismë në kuadër të javës së librit, ku të gjithë personat që do të mbajnë një libër në dorë mund të udhëtojnë falas pa pasur nevojën e një aboneje.

Këtë vit, kompania hekurudhore kombëtare holandeze Nederlandse Spoorwegen, ka ndërmarrë këtë nismë të veçantë  e cila starton me 23 prill, mund të udhëtoni në tren, nëpër gjithë vendin.

Që nga viti 1932, kur është zhvilluar për herë të parë Java e Librit (e njohur si Boekenweek), Holanda ka ndërmarrë gjithnjë nisma që nxisin leximin, duke organizuar festivale të letërsisë dhe prezantimin e autorëve në të gjithë vendin.
Për këtë vit, kushdo mund të udhëtojë në tren falas, në fundjavë, nëse mban një libër në dorë dhe ia tregon atë kontrollorit në vend të biletës.

Pak kohë më parë, një nga vagonët e Nederlandse Spoorwegen, ishte pajisur me një bibliotekë lëvizëse, me tapete, llamba leximi dhe tryeza për të vendosur librat e marrë hua, duke u krijuar udhëtarëve mundësinë për t’u zhytur në një mjedis stimulues. Çdo tavolinë kishte një libër që këshillohej nga personeli i trenit, edhe pse udhëtarët ishin të lirë të zgjidhnin në mënyrë të pavarur mes librave në rafte.

Ndër të tjera, si pjesë e traditës, një shkrimtar i famshëm holandez duhet të shkruajë një roman të veçantë, që do t’i dhurohet çdokujt që blen të paktën një libër në libraritë e vendit. Libri do të prezantohet nga autori në një nga trenat holandezë që i janë bashkuar nismës.

Holanda po nxit leximin, duke ofruar një mundësi të mirë për të gjithë qytetarët.

Bota Holandë libër Udhëtim falas