Kronike14 Gusht 2022, 16:10

Hoqi flamurin turk dhe e hodhi në det, policia e Durrësit e arreston

Shkruar nga Pamfleti
Hoqi flamurin turk dhe e hodhi në det, policia e Durrësit e arreston

Një 48-vjeçar është arrestuar pasi hoqi me forcë flamurin turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det.

Pas disa orësh kërkime u bë i mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë.

“Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det. Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas”, sqaron policia.

Ai akuzohet për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Kronike Arrestime Flamuri turk