Bota14 Prill 2019, 13:38

Hoqi hixhabin në publik, dënohet me 1 vit burg protestuesja iraniane

Shkruar nga Pamfleti
Hoqi hixhabin në publik, dënohet me 1 vit burg protestuesja iraniane

Hoqi hixhabin në publik, dënohet me 1 vit burg protestuesja iraniane

Një grua iraniane, që frymëzoi protestat anti-hixhab duke hequr në publik shaminë, është dënuar me një vit burg, por lideri suprem e ka falur, thanë avokatët e saj.

Avokati Payam Derefshan tha sot se një gjykatë e ka dënuar Vida Movahed në muajin mars, pasi e gjeti fajtore për inkurajimin “e korrupsionit”. Movahed ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar.

Derefshan tha se Movahed është në listën për falje nga lideri suprem i vendit, por se procedurat për falje, sipas tij, ende nuk kanë përfunduar.

Lidhur me këtë rast, autoritetet iraniane ende nuk kanë komentuar.

Lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei zakonisht lëshon dekretet për faljen e të burgosurve.

Movahed, 32-vjeçare, më 2017 ishte arrestuar për një kohë të shkurtër, për shkak se kishte hequr në publik shaminë e kokës. Nën akuza të njëjta, po atë vit, autoritetet kishin arrestuar edhe 29 gra të tjera./REL

Bota avokati Ayatollah Ali Khamenei Lideri suprem Payam Derefshan Vida Movahed