Showbiz 1 Dhjetor 2022, 13:47

Horoskopi i dhjetorit 2022, ja si do jetë muaji i fundit i këtij viti

Shkruar nga Pamfleti
Horoskopi i dhjetorit 2022, ja si do jetë muaji i fundit i këtij viti

Horoskopi i dhjetorit 2022, ja si do jetë muaji i fundit i këtij viti

DASHI

Gjatë këtij muaji Urani do e ndryshojë paksa ritmin e jetës tuaj dhe qetësia nuk do jetë mbizotëruese. Jeta në çift do jetë ajo që do paguajë më shtrenjtë. Nëse keni pasur probleme vërtet serioze, mundohuni t’i zgjidhni sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos lini asgjë për më vonë. Në datën 8 do keni një zënkë të rëndë që do vendosë distancën mes jush dhe mund të mendoni të largoheni përfundimisht. Nëse jeni beqarë nuk keni për të pasur asgjë interesante dhe do ndiheni keq. Shëndeti do jetë i mirë dy javët e para, por më pas do vijnë vështirësitë. Kujdes me virozat. Profesionalisht do jetë muaj i rëndësishëm dhe do jeni plot angazhime. Kontaktet që keni lidhur do ju ndihmojnë të arrini objektivat. Në planin financiar, por i bëtë me kujdes llogaritë nuk keni për të pasur probleme.

DEMI

Ky do jetë një muaj i mbushur me bashkëpunim. Do jeni të gatshëm të bëni edhe lëshime vetëm që gjërat t’ju ecin gjithmonë mirë. Nëse jeni në një lidhje, bëni kujdes me padurimin dhe ruani sa të mundeni qetësinë. Po e latë partnerin të flasë lirisht e pa dorashka, marrëdhënia mes jush do mbetet e kënaqshme. Do pajtoheni edhe pas disa zënkave që keni patur. Ju beqarët do keni më shumë fat pas datës 10. Duhet t’i bëni sytë katër sepse asnjëherë nuk i dihet kur mund të shfaqet personi ideal. Për shëndet më të mirë duhet patjetër të kujdeseni me ushqimin dhe të bëni aktivitetin fizik. Në punë do mund të çliroheni nga tensioni i madh që keni pasur dhe do ndiheni më të gatshëm të shprehni me zë të lartë mendimet. Plutoni dhe Urani do ju mbështesin dhe do arrini majat. Financat nuk kanë për të pasur probleme serioze megjithatë për të ruajtur ekuilibrin duhet të shpenzoni përherë me kujdes dhe largpamësi.

BINJAKËT

Gjatë këtij muaji Mërkuri dhe Jupiteri do ju mbajnë larg problemeve serioze. Qielli juaj do jetë më i hapur sidomos pas javës së dytë. Nëse jeni në një lidhje, ditët e para mund të ndodhin disa kontradikta për shkak të shpenzimeve të mëdha që keni kryer. Thirrini mendjes dhe bëni kujdes edhe me fjalët që do i thoni partnerit! Pas datës 15 situata do fillojë të ngrohet goxha. Nëse jeni beqarë joshni pa dorashka sepse vetëm përfitime keni për të pasur. Shqetësime të mëdha fizike nuk keni për të pasur, megjithatë po treguat kujdes për shëndetin do jetë akoma më mirë. Në punë mund t’iu anulohet një projekt ose mund të mos mbahet fjala që iu është dhënë. Sido që të jetë mos u dorëzoni sepse pas datës 9 planetët do nxitin kontaktet e reja. Në planin financiar, për fat të mirë, situata do fillojë të përmirësohet pas javës së parë. Do ndiheni më të qetë për këtë gjë.

GAFORRJA

Gjatë këtij muaji do nxirrni kthetrat dhe do bëni çdo gjë për të mbrojtur interesat tuaja. Idetë që keni do i shprehni hapur edhe sikur të keni kundërshti nga të tjerët. Nëse jeni në një lidhje, do i jepni prioritet partnerit dhe do e bëni atë të ndihet me fat që ju ka në krah. Mosmarrëveshjet e vogla do i lini pas krahëve njëherë e mirë. Ju beqarët do jeni shumë kërkues dhe nuk do arrini dot të gjeni një person që do i përmbushë të gjitha kërkesat që keni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por për fat do keni vetëm dhimbje kokë dhe muskujsh herë pas here. Në punë, pavarësisht rrugës së vështirë nuk do dorëzoheni. Disa miq do ju ofrojnë goxha mbështetje. Sektorin financiar duhet ta keni më tepër nën kujdes sepse po filluan problemet serioze nuk do mundeni dot ta stabilizoni lehtësisht situatën.

LUANI

Ky muaj do jetë herë pas here i trazuar. Ju që jeni në një lidhje do keni edhe debate me njerëzit që ju rrethojnë. Mirë është t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë të tatëpjetën. Nëse jeni beqarë do njiheni me persona të shumtë, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje ashtu si e kishit ëndërruar. Shëndeti do jetë problematik dy javët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes në punë. Kujdesuni pak më tepër për veten tuaj. Në punë fillimi i muajit do jetë goxha pozitiv, ndërkohë që javën e tretë ka rrezik që situata t’iu dalë jashtë kontrollit. Bëni mirë të mos u besoni shumë kolegëve që keni pranë sepse do zhgënjeheni. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’ju lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.

VIRGJËRESHA

Gjatë këtij muaji duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje personit që keni në krah sepse përndryshe ka për t’ju ikur nga duart. Java e parë do jetë e qetë, por aspak emocionuese. Vetëm pas datës 14 gjërat mund të fillojnë të ndryshojnë disi. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë në momentin që më pak e prisni. As vetë nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë se gjërat mund t’ju ndodhnin në këtë mënyrë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar, jo nga ndonjë virus i stinës, por nga ankthi dhe stresi. Në punë do keni konkurrencë të fortë, por kjo nuk do ju frikësojë për të hedhur hapat e menduara. Nëse jeni të punësuar në një institucion dhe keni marrëdhënie me jashtë, do jeni më me fat se të tjerët. Gjendja e financave do jetë e mirë, por jo aq sa për të kryer shpenzime ekstravagante apo për të hequr para mënjanë.

PESHORJA

Ky do jetë një muaj më i mirë për ju, sidomos pas datës 10. Tensioni thuajse do mungojë plotësisht dhe kreativiteti do ju ndihmojë t’i hidhni hapat më të sigurta. Nëse keni një lidhje, do ndiheni më të lirë për të shprehur mendimet dhe do dashuroheni pa u druajtur. Çastet e lumtura do jenë të vazhdueshme. Ju beqarët do çliroheni më në fund nga e shkuara dhe do hidhi hapa me personat që ju kanë propozuar së fundmi. Përveç ndonjë shqetësimi momental nga lodhja, probleme serioze shëndetësore nuk do keni. Në punë pas datës 16 do keni më shumë vullnet dhe kurajë për të bërë gjithçka që do ju kërkohet. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe, por që gjithë mundi do ju shpërblehet. Buxhetin do dini përherë ta menaxhoni prandaj jo vetëm që nuk do keni probleme, por situata edhe mund të përmirësohet më shumë.

AKREPI

Urani do kthehet në qiellin tuaj pas datës 7 dhe gjërat do jenë shumë më të bukura. Do ndiheni më të stimuluar dhe do keni dëshirë të ndryshoni. Nëse keni një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse do jeni të lirë të bëni çfarë të dëshironi. Java e tretë do jetë më harmonikja nga të gjitha. Ju beqarët do e takoni pas datës 22 një person interesant me të cilin do ja vlejë të njiheni më tej. Në rastet e mungesën së ekuilibrit dhe qetësisë zgjidhni mjekësinë alternative dhe shmangni medikamentet e farmacive. Në punë do ju ofrohen mundësi shumë të mira nga të cilat duhet të përfitoni sa më shumë. Deri në datën 14 do jeni mjaft kreativë dhe më pas do ndiheni më të sigurt për t’i përshpejtuar gjërat. Me shpenzimet do jeni të pakorrigjueshëm dhe do bëni gabime të vazhdueshme. Po vazhduat kështu gjithë kohën keni për të mbetur pa para.

SHIGJETARI

Gjatë këtij muaji, komunikimi dhe bashkëpunimi do jenë pikat tuaja më të forta, por ama nuk do pranoni çdo gjë menjëherë sapo t’iu propozohet nga dikush. Për ju çiftet, qielli i dashurisë do jetë plot ngjyra sidomos pas datës 13. Harmonia do mbizotërojë dhe do ndiheni për mrekulli. Do merrni pjese edhe në disa aktivitete të veçanta së bashku me partnerin çka do e ndryshojnë rutinën e zakonshme. Ju beqarët do flirtoni dhe do joshni gjatë gjithë kohës, por nuk do preferoni të hidhni hapa. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë pak kujdes me ushqimin dhe pak më tepër aktivitet fizik nuk do ju bëjë keq. Në punë do keni energjinë dhe vendosmërinë e duhur për të arritur majat. Mbrojini me çdo kusht idetë tuaja dhe keni për të pasur përfitime. Në planin financiar mos i tejkaloni kufijtë e shpenzimeve nëse nuk doni të keni probleme të vazhdueshme.

BRICJAPI

Jeta juaj nuk do ecë shumë mirë gjatë këtij muaji dhe kjo gjë do ju mërzisë herë pas here. Mundohuni të flisni hapur për gjithçka në mënyrë që të mos keni hatërmbetje më vonë. Jeta juaj në çift, gjysmën e muajit do jetë e trazuar dhe me debate. Partneri nuk do dijë si të sillet me ju në fakt sepse do ju ndryshojë shpesh humori. Ju beqarët do realizoni disa takime, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje të qëndrueshme. Do ju duhet të presin edhe pak kohë. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Mund të prekeni nga gripi, do keni temperaturë dhe nuk do ndiheni në formën e duhur. Në punë do jeni kreativë dhe do bëni të pamundurën që të arrini atje ku dëshironi. Në planin financiar do jeni më të motivuar dhe do arrini ta kontrolloni veten për sa ju përket shpenzimeve.

UJORI

Ky muaj do fillojë shumë mirë dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi deri javën e dytë. Do jeni të motivuar dhe të vendosur për t’ia dalë në çdo fushë. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni për detajet dhe do e shtoni zjarrin e pasionit. Gjithmonë do dini të përdorni fjalët e duhura dhe partneri do ju admirojë. Nëse jeni beqarë mund të merrni edhe një propozim serioz, por duhet të mendoheni gjatë para se të jepni fjalën përfundimtare. Do bëhet fjalë për të ardhmen tuaj kështu që mos rrezikoni. Shëndeti ka për të qenë përherë i mirë, pavarësisht ndryshimit të klimës apo lodhjes që mund të kaloni. Në punë do dini të negocioni dhe të merrni atë që doni. Nuk do ju mungojnë asnjë moment idetë e mira. Në planin financiar planetët do bëhen bashkë dhe do ju sjellin fat me shumicë.

PESHQIT

Deri në datën 8, gjërat do jenë të vështira për ju, por pas ndikimit te Diellit dhe Marsit në datën 15 do jeni më të vendosur dhe më të gatshëm për të kaluar çdo sfidë. Nuk ka për t’ju munguar energjia javët e fundit. Nëse jeni në një lidhje dhe gjërat me partnerin nuk po ecin si i kishit menduar, ka rrezik që këtë muaj të vini në pikëpyetje vazhdimësinë. Para se të hidhni çdo hap diskutoni njëherë qetësisht dhe merrni këshilla nga të afërmit. Nëse jeni beqarë, do ju pëlqejë dikush në pamje të parë, por për shkak të një stili tjetër të jetuari, do hezitoni të hidhni hapa. Shëndeti shumicën e kohës do jetë delikat. Nuk do keni probleme serioze, por shqetësimet e vogla nuk do mungojnë. Në punë do të jeni përherë në aksion dhe ambicia nuk do ju mungojë. Bëni vetëm kujdes me ndonjë provokim që mund t’iu bëjnë shefat. Sektori financiar do kërkojë më shumë vëmendje. Mos shpenzoni me sy mbyllur sepse do keni probleme serioze!

Horoskopi #Horoskopi i dhjetorit