Bota24 Prill 2022, 16:53

Horror në ditën e zgjedhjeve në Francë! I riu hyn në kishë, sulmon me thikë priftin dhe murgeshën: Duhet të vrasim Macr

Shkruar nga Pamfleti

Një sulm me thikë ka ndodhur në kishën Saint-Pierre d’Arene, në Nice, këtë të dielë zgjedhjesh në Francë.

Përmes një artikulli, The Sun raporton se një person me probleme të shëndetit mendor ka hyrë në kishë dhe duke bërtitur: “Ne duhet të vrasim Macron“, goditi 20 herë me thikë priftin e identifikuar si At Christophe. Po ashtu, nga sulmi i furishëm ka mbetur e plagosur edhe një murgeshë 72-vjeçare, e cila ndërhyri për t’i hequr mjetin prerës nga duart autorit.

Sulmi brutal në kishën Saint-Pierre-d’Arène në jug të Francës ndodhi në orën 10 të mëngjesit (me orën lokale). Sipas medieve vendase, prifti është plagosur në gjoks dhe në këmbë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërkaq murgesha është plagosur lehtë në dorë.

Autoritetet kanë arrestuar autorin 31-vjeçar. I riu, i cili vuan nga bipolariteti, tashmë gjendet në paraburgim.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmani. Përmes Twitterit, ai theksoi se nuk kemi të bëjmë me një sulm terrorist dhe se sulmuesit i janë vënë në prangat.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota francë kishë Macron Sulm me thikë zgjedhje