Kronike 3 Shkurt 2019, 13:57

Horror në Kavajë, 16 persona përdhunojnë 13 vjeçaren, kapen 8 prej tyre

Shkruar nga Pamfleti
Horror në Kavajë, 16 persona përdhunojnë 13 vjeçaren,

Horror në Kavajë, 16 persona përdhunojnë 13 vjeçaren, kapen 8 prej tyre

Zbulohen detajet e rej tmerruese nga përdhunimi i vajzës 13 vjeçare nga Kavaja, të denoncuar nga ish-kryeminsitri Berisha një ditë më parë.

Sipas raportimeve të fundit, policia ka arrestuar 8 të mitur për veprën penale “Mardhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”.

Policia mes të miturish ka arrestuar edhe të rinj 15-16 vjeçar.

Nga të dhënat e denoncimit të së miturës, mësohet se kanë abuzuar sekualisht me atë po i njëjti grup në periudha të ndryshme kohore.

Por pak orë pas publikimit të lajmit, disa nxënës të kësaj shkolle kanë raportuar për JOQ se përdhunuesit nuk kanë qenë 8, por 16 persona. Mësohet se 13 nga ta janë nxënës të shkollës “Rilindja”, ndërsa 2 të tjerë janë gjimnazistë.

Po ashtu raportohet edhe një detaj tjetër i tmerrshëm. Vajza e mitur fillimisht nuk e kishte denoncuar ngjarjen, pasi djemtë e kërcënonin me publikimin e një videoje intime mes saj dhe të dashurit në rrjetet sociale apo dërgimin e saj në adresë të prindërve.

Kronike 13 vjeçarja Kavajë perdhunim