Kosova18 Nëntor 2022, 10:32

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka lëshuar një pretendim se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “po udhëton jashtë vendit për t’i dhënë mesazh SHBA-së”.

Kurti është duke e vizituar Estoninë. Por sipas Hotit kjo po bëhet pasi SHBBA-ja ia ndaloi ministrave të tij vizitat në SHBA për shkak të krizës së brenshme në Kosovë.

“SHBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka pasur kritika për Kurtin edhe për neglizhecën e çështjes së sigurisë.

“Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?”, ka shkruar Hoti.

Prishtine

Kosova